Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

2017/04/10 at 1:45 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

“Nëse jeni të shqetësuar për karrierën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, uluni në tryezën e punës të Volfgang Shojbles, ministri aktual i Financave. Prej aty, e ardhmja politike personale është shumë, shumë më e pasigurtë, se sa nga zyra e ndriçuar që zë Kancelarja”, shkruan sot Danilo Taino, në një analizë të gjatë për “Corriere Economia”.


Që nga dritarja e madhe me pamja nga Rajshtagu, Frau Merkelu të paktën e ka të qartë se ç’duhet të bëjë: të çojë deri në fund mandatin e tretë në krye të qeverisë, dhe të luftojë për të siguruar një mandat të katërt, në zgjedhjet e 24 shtatorit. Nëse fiton, mirë për të. Nëse do i duhet t’ia lërë vendin sfidantit socialdemokrat, Martin Shulc, do të dalë nga skena. Megjithatë, për momentin, zonja e politikës gjermane duket se po rritet në sondazhe. Dhe fati i saj, është shumë i rëndësishëm për gjithë Bashkimin Europian.

Në analizën e Corriere, shkruhet se në rast të një fitoreje të mundshme të Shulcit, fati i Shojbles nuk do të ishte aspak i sigurtë.

Pasi, edhe nëse Shulc do të qeveriste një koalicion të madh si i sotmi, por me role të përmbysura, ku shumicën pra e kanë të majtët, ai zor se do të mbante si Ministër të Financave, frymëzuesin e ortodoksisë ekonomike dhe financiare. Bëhet fjalë për karriken më të rëndësishme pas asaj të kancelarit të Gjermanisë. Prej asaj tryeze merren vendimet më të rëndësishme politike, financiare e sociale, dhe ndikimi prej saj është më i fortë, se kudo tjetër në Europë.

Dhe në rast se Shojble do të largohej, apo ndërronte post, për Europën do të ishte tronditëse, pasi do të humbte “gardianin” numër një të stabilitetit të Euros. Por, edhe në rast se fiton Merkeli, sërish Shojble nuk e ka vendin të sigurtë. Gjasat janë që të nevojitet sërish një Grande Koalition, dhe socialdemokratët, ndonëse në pakicë, do të kërkonin postin e Ministrit të Financave.

Po a do të sjellin zgjedhjet gjermane, ndryshime të mëdha në ekonominë europiane, e mbi të gjitha në monedhën e përbashkët? A do të ketë ndryshim radikal të politikës gjermane në çështjet ndërkombëtare? A do t’i japë pra, Berlini, një dritë jeshile një Pakti Stabiliteti të ndryshëm, ashtu si edhe Eurobonove apo një unioni bankar? Gjasat janë që jo. Edhe nëse fiton Merkeli, por pa ministrin e sotëm të Financave, në marëveshjen e koalicionit, gjithë këto hipoteza me shumë gjasa do të përjashtohen. Madje edhe sikur në vendin e SHojbles të shkonte vetë Shulci. Një qeveri e tillë, më shumë do të rriste elasticitetin kundrejt Parisit, nëse në Francë do të fitonte Macroni. Shkurt, edhe pa Ministrin e Madh, Shojble, Europa do të ishte një tjetër. Por Gjermania do i ngjante gjithmonë Gjermanisë. / bota.al

Etiketa: gjermanimerkelShulczgjedhje


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
E fundit/ Rama dorëzohet, pranon krijimin e qeverisë teknike

Lënia e mandateve? Rama i përgjigjet publikisht Ilir Metës

Fotolajm/ Jonida Vokshi na prezanton me dashurinë e saj

Jonida Vokshi feston ditëlindjen, sa vjeç mbush?

Myslimanë e të krishterë, së bashku kundër anti-njerëzores

Myslimanë e të krishterë, së bashku kundër anti-njerëzores
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}