Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani: Ligjet e riatdhesimit dhe shtetësisë në Bundestag

2023/11/30 at 8:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani: Ligjet e riatdhesimit dhe shtetësisë në Bundestag

Për disa përshpejtohet dëbimi, për të tjerë përshpejtohet fitimi i shtetësisë: Gjermania modernizon ligjin për të huajt.


Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë hyrë në një fazë të re. Parlamenti Gjerman pranoi të enjten, 30.11.2023, dy amandemnte të qeverisë gjermane: njëri për dëbime të shpejta, tjetri për lehtësime në dhënien e shtetësisë.

Dëbime më të shpejta 

Ministria e Brendshme socialdemokrate, Nancy Faeser, e mori në mbrojtje projektligjin për përshpejtimine  dëbimeve, duke thënë se ai prek sidomos azilkërkuesit e refuzuar që nuk bashkëpunojnë me organet zyrtare, ose që kanë kryer krime dhe që nuk pajtohen me rendin kushtetues.

Projektligji u jep më shumë akses organeve policore, për shembull, të përgjojnë telefonat e personave që do të dëbohen, të kontrollojnë edhe dhomat e tjera të një strehimoreje azilantësh, nëse mendojnë se aty është fshehur personi që do të dëbohet. Veç të tjerash, koha e burgimit të dëbimit, do të zgjatet deri në 28 ditë.

Partia e Gjelbër e pakënaqur

Për deputeten e partisë E Majta, Clara Bunger, të gjitha këto ndryshime janë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ajo e akuzoi qeverinë e koalicionit të majtë se po vrapon pas të djathtëve: ” Edhe sa kohë do të vraponi pas të djathtëve? pyeti Bunger në një fjalim emocional në Bundestag, duke shtuar “Dëbimet nuk i zgjidhin problemet e Gjermanisë, kjo bëhet vetëm me politika sociale”.

Por jo vetëm partia opozitare e majtë, edhe Të Gjelbrit, që e kanë pranuar këtë ligj në kuadër të koalicionit qeveritar, nuk janë të kënaqur me ndryshimet dhe kanë një sërë dyshimesh. Deputetja e kësaj partie, Filiz Polat, paralajmëroi se grupi parlamentar i saj po e sheh me vëmendje këtë ndryshim në  ligj. “Është më mrië që njerëzit të largohen në mënyrë vullnetare, sepse kështu u hiqet barra e punës autoriteteve zyrtare”, tha ajo. Polat theksoi se më mirë është që njerëzit të kthehen në mënyrë vullnetare.

Vetëm 600 dëbime më shumë

Regulllorja e re, pritet të sjellë vetëm një plus prej 600 dëbimesh në vit, siç thekson edhe vetë qeveria në projektligji. Për opoztën konservatore  CDU/CSU dhe të djathtën populiste, AfD, kjo shifër është shumë e ulët, dhe sipas tyre një dëshmi që qeveria gjermane e miratoi këtë ligj vetëm për të kënaqur elektoratin e landit Hessen. Ky land në shtator pati zgjedhje parlamentare, ku ministrja aktuale e brendshme, Nancy Faeser, kandidoi për kryeministre, por pa sukses.

Opozita e djathtë dhe konservatore kritikon ligjin e shtetësisë

Por  akuzat kryesore nga opozita shkuan në adresë të projektligjit për modernizimin e shtetësisë gjermane, i cili u  prezantua po të enjten Bundestag. Ai lejon nënshtetësinë e shumëfishtë, shkurton vitet e pritjes nga tetë në pesë vjet, dhe madje, edhe për raste të veçanta në tre vjet, dhe lehtëson në shumë drejtime marrjen e shtetësisë.

Alexander Throm (CDU/CSU) tha se ky është një “ligj që e zhvlerëson shtetësinë”. “Nuk ka asgjë moderne këtu,” shtoi ai. Ai tha se “Ligje të tilla e përçajnë vendin tonë.” Ai citoi një studim të OECD-së sipas të cilit  shtetësia nuk është kriter për fuqinë punëtore të kualifikuar. Ministrja Faeser më parë e kishte argumentuar modernizimin e ligjit të shtetësisë me nevojën për ta bërë vendin më tërheqës për fuqinë punëtore të kualifikuar. Mungesa e saj sa vjen e bëhet më e dukshme në Gjermani.

A janë të prekur edhe shqiptarët nga ligjet?

Në Gjermani jetojnë afro 300.000 persona pa letra të rregulluara, ose me Duldung, pra, azilkërkues ose refugjatë, të cilët nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, por që për arsye të ndryshme nuk mund të kthehen, ndër to edhe mbi 6 000 shtetas me shtetësi shqiptare, mbi 10 mijë nga Serbia, dhe mbi 7 mijë nga Maqedonia e Veriut.

Numri i dëbimeve megjithatë sa vjen e rritet, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 12.000, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, autoritet kanë kthyer me detyrim, mbi 7 mijë azilkërkues, ndër ta edhe mbi 500 shtetas nga Shqipëria. Por se a do të ketë përshpejtime të dëbimeve për shqiptarët, kjo ka pak gjasa, duke u nisur nga numri i vogël i dëbimeve shtesë që pritet të sjellë ligji.

Nga shtetësia e dyfishtë pritet të përfitojnë shumë më tepër shqiptarë. Në Gjermani jetojnë aktualisht mbi 116.000 shtetas nga Shqipëria dhe afro 300 000 shteas nga Kosova. Këtyre u shtohet edhe numri mërgimtarëve me pasaportë gjermane, që pas miratimit të ligjit do të kenë të drejtë të rifitojnë shtetësinë e prejardhjes./DW

 



Ju sugjerojmë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
NATO nis stërvitjet bërthamore
Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

14 Tetor, 2025 10:08 am
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Para
Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, kapet shoferi 31-vjeçar

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua, kapet shoferi 31-vjeçar

“Po vdes, po dridhem”/Pas ‘furtunës’ në spital, pacientët kërkojnë metadon: Më vete mendja të hidhem nga…

“Po vdes, po dridhem”/Pas ‘furtunës’ në spital, pacientët kërkojnë metadon: Më vete mendja të hidhem nga…

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane
















TE FUNDIT

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
14 Tetor, 2025

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar...

Lexo më shumë

NATO nis stërvitjet bërthamore

NATO nis stërvitjet bërthamore
14 Tetor, 2025

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të...

Lexo më shumë

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
14 Tetor, 2025

Tre oficerë policie humbën jetën dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një...

Lexo më shumë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
14 Tetor, 2025

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një operacioni të orëve të fundit është vënë në pranga në Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com