Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ Fikja e dritave në qytete: Pse kemi nevojë për errësirë

2022/12/25 at 10:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjermani/ Fikja e dritave në qytete: Pse kemi nevojë për errësirë

Përparësitë e qyteteve me më pak drita: Qytetet gjermane këtë dimër i fikin disa drita natën, kjo jo vetëm kursen para dhe energji, por sjell edhe përfitim për shëndetin e njeriut, klimën dhe biodiversitetin.

Qyteti i Vajmarit ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët.

Kriza energjetike i ka nxitur qytetet në të gjithë Gjermaninë që të fikin dritat e natës në monumente dhe ndërtesat kryesore si bashkitë, muzetë dhe bibliotekat.Në kryeqytetin Berlin, 200 monumente, duke përfshirë Monumentin e Fitores dhe Katedralen e Berlinit, mbeten të pandriçuara kur perëndon dielli.Që nga 1 shtatori, Urdhëresa për Kursim të Energjisë ndalon zyrtarisht edhe ndriçimin e ndërtesave publike nga jashtë. Ndërkohë, tabelat e neonit mund të ndizen vetëm për disa orë në ditë.

Katedralja e Berlinit, godinat publike nuk ndriçohen gjatë natës si dikur

Qyteti i Vajmarit në Gjermaninë qendrore ka kursyer energji gjatë muajve të verës duke ndezur dritat e rrugëve 30 minuta më vonë në mbrëmje dhe duke i fikur ato 30 minuta më herët. Por përtej kursimit të energjisë dhe parave, qytetet më në errësisë kanë shumë ndikime pozitive si për klimën ashtu edhe për biodiversitetin.

Dritat e fikura ndihmojnë kundër ndotjes së ajrit

Shoqata Ndërkombëtare Dark-Sky, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, vlerëson se rreth një e treta e të gjithë ndriçimit të jashtëm që konsumohet gjatë natës nuk ka asnjë përfitim.

Edhe përpara krizës globale të energjisë dhe çmimeve më të larta, fikja e këtij ndriçimi të panevojshëm do të kursente 3 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro) në vit dhe gjithashtu do të ndihmonte në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të dëmshme që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Në Indi, për shembull, ndriçimi i tepërt lëshon 12 milion ton dioksid karboni në vit, sipas ekspertit të ndryshimeve klimatike Pavan Kumar nga Universiteti Qendror Bujqësor Rhani Lakshmi Bai në shtetin e Uttar Pradesh. Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e emetimeve totale të prodhuara nga trafiku ajror dhe detar i Indisë çdo vit.

Sot, më shumë se 80% e njerëzve në mbarë botën jetojnë nën qiell të ndotur nga dritat. Në Evropë dhe SHBA, shifra është deri në 99%, që do të thotë se njerëzit nuk përjetojnë më errësirë të vërtetë. Në Singapor, për shembull, netët janë bërë aq të ndritshme saqë sytë e njerëzve tani përpiqen të përshtaten me errësirën e vërtetë.

Pse na duhet errësira

Përveç përfitimit të mjedisit, errësira e mjaftueshme gjatë natës është e mirë për shëndetin e njeriut. Studimet kanë treguar lidhjen midis dritës artificiale dhe dëmtimit të syrit, pagjumësisë, obezitetit dhe në disa raste, depresionit. Këto efekte anësore lidhen me mungesën e melatoninës, një hormon që lirohet kur errësohet.

Berlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me dritaBerlini në ditët e Krishtlindjes, pavarësisht masave të kursimit gjatë festave të Krishtlindjeve qytetet u dekoruan me drita

“Kur ne nuk e marrim atë hormon kur nuk e prodhojmë atë hormon, sepse jemi të ekspozuar shumë ndaj dritës në banesën tonë, ose si punëtor me turne, atëherë e gjithë puna e këtij sistemi të orës biologjik bëhet problematike,” tha Christopher Kyba, shkencëtar në Qendrën Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencën.

Një studim i vitit 2020 nga SHBA tregon se fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në zona me dritë artificiale të bollshme flenë më pak dhe vuajnë më shpesh nga problemet emocionale.

Futja e dritës artificiale është “një nga ndryshimet më dramatike që kemi bërë në biosferë”, tha Kyba. Gjatë gjithë evolucionit “kishte një sinjal të vazhdueshëm që vinte nga mjedisi,” shpjegon ai. “Kjo është ditë, kjo është natë, ky është muaji hënor. Në zonat që përjetojnë ndotje të fortë nga drita, ai sinjal është ndryshuar në mënyrë dramatike.”

Shkencëtarët vlerësojnë se planeti ynë po bëhet çdo vit 2% më i ndritshëm. Pra, zbehja ose fikja e pjesshme e dritave të rrugëve mund të jetë hapi i parë për të luftuar ndotjen nga drita. Kjo është përkundër rregulloreve që mendojnë se errësira ndikon në shkallën e aksidenteve ose krimit, një supozim që kundërshtohet nga një studim në Angli dhe Uells.

Pamje nga lart e tregut të Krishtlindjeve në Dyseldorf. Drita artificiale sidoqoftë është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin

Kafshët dhe bimët gjithashtu e pëlqejnë errësirën

Specie të tjera gjithashtu përpiqen të përshtaten me përdorimin e dritës artificiale gjatë natës. Koralet, për shembull, nuk riprodhohen si zakonisht; zogjtë shtegtarë mund të humbasin ndjenjën e orientimit dhe breshkat e sapodala nga veza janë gjetur duke ecur në brendësi të tokës, ku ngordhin, në vend që të rrëshqasin drejt detit.

Insektet gjithashtu preken. Një studim tregon se rreth 100 miliardë insekte nate vdesin në Gjermani çdo verë si rezultat i ndriçimit artificial.

Zakonisht të varur nga hëna për orientim, disa insekte shpërqendrohen aq shumë nga dritat e ndritshme të rrugëve, për shembull, saqë fluturojnë rreth tyre gjatë gjithë natës. Lodhja që pason mund t’i bëjë ata pre e lehtë për grabitqarët, të ndërhyjë në riprodhimin e tyre ose t’i vrasë plotësisht.

Disa studime të fundit kanë treguar se bimët që rriten pranë dritave të rrugëve pjalmohen dukshëm më rrallë gjatë natës dhe japin më pak fruta sesa kur të njëjtat bimë rriten diku tjetër në errësirë. Edhe pemët e ndjejnë ndikimin e dritës gjatë natës – ato prodhojnë sytha më herët dhe gjethet e tyre bien më vonë./DW

Ju sugjerojmë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…
Aktualitet

Aksidenti te “Pallati me Shigjeta”/Policia: Në kërkim 2 të rinj, po ndiqnin…

14 Maj, 2025 11:18 am
Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE
Kryesore

Macron i uron në shqip fitoren Ramës: Franca, krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

14 Maj, 2025 11:11 am
Para
Shqiptarët kthehen në Atdhe për festa, radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Shqiptarët kthehen në Atdhe për festa, radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë

Krishtlindjet/Sirenat e alarmit bien në Ukrainë, avionët rusë janë ngritur në Bjellorusi

Krishtlindjet/Sirenat e alarmit bien në Ukrainë, avionët rusë janë ngritur në Bjellorusi

TE FUNDIT

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
14 Maj, 2025

Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com