Aktualitet

Berisha urim për besimtarët e krishterë: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 25/12/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Berisha thotë se në këtë ditë lindi shpresa, besimi i pakufijshëm tek e mira dhe tek e ardhmja.

Më tej kryedemokrati uron që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!”-thotë Berisha.

 

Pas