Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermani/ A do të aplikohet testi COVID për udhëtimet jashtë vendit?

2021/07/29 at 8:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermani/ A do të aplikohet testi COVID për udhëtimet jashtë vendit?

Edhe në verën e dytë të pandemisë, ekziston shqetësimi i madh në Gjermani që pushuesit do të sjellin koronavirus kur të kthehen. Sipas kryeministrit bavarez Söder, qeveria federale do që të marrë së shpejti masa.

Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me testin ndaj virusit Corona për personat që kthehen në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit. Sipas kryeministrit bavarez Markus Söder, qeveria federale planifikon të prezantojë një kërkesë për testime para kthimit në vend. Testimi duhet të aplikohet jo vetëm për udhëtarët me avion, por edhe për ata që udhëtojnë me makinë, me tren ose me autobus. Sipas Söder, të gjithë që kthehen duhet të kenë një test negativ kur të mbërrijnë në vend.

Soder i tha televizionit të parë gjerman ARD: “Qeveria federale na ka siguruar sot se do të provojë gjithçka që është e mundur, që deri më 1 gusht të aplikohet detyrimi i përgjithshëm i testit negativ jo vetëm për udhëtimet ajrore, por edhe për shembull, për udhëtime me makina ose trena”.  Söder tha se data e planifikuar fillimisht për futjen e këtij rregulli, pra me 11 shtator, duket si “një shaka”, sepse ky vendim do të ishte i vonuar pasi deri atëherë kalojnë të gjitha pushimet.

Politikani i CSU-së tha se për këto vendime do të krijohen edhe bazat juridike ligjore dhe se kjo mund të arrihet deri më 1 gusht. Rregullorja e re është e thjeshtë: “Të gjithë kanë nevojë për një test”. Kërkesa për futjen e testeve është mbështetur nga disa kryeministra të landeve të tjera, por nuk dihet sakt nëse ky vendim do të vie me 1 gusht, sepse ende ka kundërshtarë të këtij vendimi të përshpejtuar.

Afati ende nuk është caktuar

Pra ende nuk është e sigurt nëse urdhëresa e re mund të hyjë në fuqi kaq shpejt. Zëvendës zëdhënësja e qeverisë federale, Ulrike Demmer, vuri në dukje se dakordimi i këtyre rregullave ende nuk ka përfudnuar. Tani për tani thuhet: “Sa më shpejt, aq më mirë”.

Në veçanti, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer kohët e fundit kanë kërkuar që të aplikohet testi i detyrueshëm për të gjithë që udhëtojnë jashtë vendit. Ndërsa ministrja e Drejtësisë Christine Lambrecht (SPD), ka qenë deri tani kundër, duke arsyetuar, se kjo masë nuk është në harmoni me nevojat.

Aktualisht teste negative kërkohen vetëm për personat që duhet të kthehen në Gjermani me avion. Seehofer tha se personat e vaskinuar apo të shëruar nga Covid-19, nuk kanë nevojë për test. Sipas Seehoferit dhe Söderit, në vendkalimet kufitare nuk do të kontrollohen të gjithë, por kontrollet do të jenë në formë sondazhi. Askush nuk dëshiron kontrolle të plota në kufi, shpjegoi Söder.

Vaksinimi

Ndërkohë në Gjermani janë vaksinaur rreth 50% e popullatës që jeton në këtë vend. Por ende nuk është sqaruar deri në fund nëse vërtet edhe personat e vaksinuar dhe të shëruar kanë nevojë për teste negative para kthimit në Gjermani. Kjo do të vendoset së shpejti, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha me triumfalizëm se në Gjermani janë vaksinuar ndërkohë më shumë se gjysma e popullatës.

Kohët e fundit është ngadalësuar procesi i vaksinimit, përkundër faktit që në qarkullim ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Në politikën gjermane po diskuktohet me të madhe për mundësinë e stimulimit të vaksinimit apo duhet të aplikohen detyrime të tjera për ata që nuk janë vaksinuar. Në disa vende të tjera kërkohet vaksinimi me detyrim për disa profesione të caktuara. Qeveria federale gjermane ka refuzuar deri tani shprehimisht vaksinimin e detyrueshëm./ DW

Etiketa: covid-19gjermanitestiudhetimet

Ju sugjerojmë

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Para
Rrëzohet avioni privat në Nevada, humbin jetën 6 persona

Rrëzohet avioni privat në Nevada, humbin jetën 6 persona

Kritik i qeverisë, dënohet me 18 vite burg miliarderi në Kinë

Kritik i qeverisë, dënohet me 18 vite burg miliarderi në Kinë

I vranë djalin për ullinjtë, flet nëna e 30-vjeçarit: Vajtën me zetor…

I vranë djalin për ullinjtë, flet nëna e 30-vjeçarit: Vajtën me zetor...

TE FUNDIT

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
7 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë,...

Lexo më shumë

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
7 Shkurt, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagon pas kritikave të forta për një video që u publikua në rrjetet sociale nga llogaria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com