Aktualitet

Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në “offshore”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:40 - 01/05/16 |
b.f

Hetimi i skandalit të firmave të karburanteve përfshin edhe emra të mëdhenj si “Petrolifera”, ndërsa fjala kyç, sipas policisë është kompania “Armo”.

Situata bëhet edhe më e komplikuar pasi policia përfshin në hetime si të dyshuara të përfshira në këtë skemë edhe dy kompani të tjera. E para kompania “Everest Oil” është themeluar nga shoqëria “Superba S.R.L”, shoqëri italiane me seli në Napoli më 17 qershor 2014. Kompania emëton kuotat e reja të kompanisë për të cilat është paguar shuma prej 10 mijë dollaresh nga shtetasi Gjergji Bojaxhi, i cili ka qenë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj. Ndërsa në ate 19.12.2014 ortaku, Lumturi Hasanmataj atell aksionet e saj 30 përqind në shumën 26.000 Eurove shtetasit Qazim Qazimi.

Duhet theksuar dhe njëherë që shoqëria ‘Everest Oil’ Sh.a rezulton të ketë atellitë kryesorë, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergj Bojaxhi, (i cilesuar nga hetimi policor si ish-person i ekspozuar politikisht) fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë, bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasanmataj.

Ortaku kryesor i kësaj kompania rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind aksionerëve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitësh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek administrator i saj.

“Po ashtu në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjate viteve 2012-2015 26,083,621 USD (ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera). Ndërsa rreth 100 milion USD janë atellite hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD. Debitimet e llogarisë janë kryesisht për pagesa për kompaninë Sllovake, Eni Slovenija, d.o.o., me të cilën ka lidhur kontrata çdo vit për blerje produkte të naftës. Për këtë kompani janë transferuar fondet prej afro 170,740,000 USD”, thotë policia.

Sipas policisë, “Everest Oil” në datën 22 tetor 2013 ka bërë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për Lockhart Trading Group Inc, përfituesi i transfertës.

Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc”  është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin, pronë e një personi, Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe vendi Cheboksary, Chuvashia Republik, dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetësi ukrainase dhe identifikuar si person i eksopzuar politikisht.

Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

Po ashtu, janë shpërndarë dividentë në shumën mbi 223 milion Lekëve të reja, ndërkohë që shoqëria është kontrolluar nga autoritetet tatimore në vitin 2014 dhe i kanë rezultuar detyrime shtesë + gjobë në shumën 13,559,674 Lekëve.

Hetimet kanë përfshirë edhe pasuritë e Gjergj Bojaxhiut.

“Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria Italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin;  Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha;  Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri; Investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrje kredie bankare duke lënë kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët (jo real)”, shkruhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, “nga deklarimet në ILDKPKI sqarojnë se ka patur burime financiare, por që siç shihet ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë!  Duke qënë se Everest Oil Sha rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milion Lekë, pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lek ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?”

Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.

“Në deklarimet doganore kompania “Everest Oil” ka marrëdhënie tregtare me dy kompanitë “Lab Oil” dhe “Hip Petrol”, të cilat ushtrojnë aktivitetin në Kosovë. Kompania “Lab Oil” është e lidhur me shoqërinë “ARMO”, të cilës i ka dhënë kredi në shuma të konsiderueshme. “Lab Oil”, sipas deklarimeve, ka kredi të konsiderueshme në bankën ‘CREDINS” duke vendosur si kolateral disa prona në Sarandë në emër të shtetasit Raif Gashi”, thotë raporti.

Në lidhje me pikat e tregtimit të karburanteve nën markën “Gulf”; policia zotëron informacion mbi lidhjet e dyshimta të shoqërive që veprojnë në fushën e Hidrokarbureve me grupin “ARMO”.

“Shoqëritë e hidrokarbureve të lidhura me grupin “ARMO” vazhdojnë të marrin kredi pranë bankës CREDINS dhe pse janë evidentuar si kreditore me kredi me problem për mos shlyerje të tyre. Mungesa e monitorimit të këtyre kompanive do të vijonte të lejonte funksionimin e tyre si satelite të njëra-tjetrës, trasferimin e aseteve, kapitaleve nga njëra kompani te tjetra me funksionin e thjeshtë të fshehjes së detyrimeve reale fiskale, si dhe përpjekjen për fshehjen e origjinës dhe destinacionit të aseteve të tyre financiare, tipologji mjaft e njohur dhe në vendet e tjera. Në këtë mënyrë mësohet se këto kompani shmangin sekuestrimin e aseteve”, vijon raporti hetimor i policisë gjyqësore.

Në fund raporti sugjeron:

“Regjistrimin e proçedimit penal për veprat penale “Mashtrimit në Kredi” ; ”Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”; “Fshehje t ë Ardhurave” në bashkëpunim për shtetasit të cilët shërbejnë si administrator të kompanive, parashikuar nga nenet 146, 287, 180 e 25 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorim Detyre”në bashkëpunim nga punonjësit e bankave dhe të tatimeve; parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për verifikimin e faktit në lidhje me rregullsinë e veprimeve nga ana e atministratorëve të shoqërive dhe Punjonjësve të Tatimeve. Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për identifikimin e saktë të gjeneraliteteve të shtetasve dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit me qellim dokumentimin e plote ligjor të këtyre veprave penale”./TCh/

KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

  1. Ketij Maskarai mire tja bejne senuk meriton te ri perjashta por ne burg,Por edhe ne emisionin e Fevziut ai ishte me negative per stadiumin ,dhe ja ku dolen petet e lakrorit se gjoja na paskeshe qene edhe sportiest mascara
    Por turp per Blendin qe e fton ne emission Hajdutin e shqiptarve

Pas