Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjërat që një duhanpirës i ka bërë të paktën një herë

2017/11/28 at 9:08 PM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjërat që një duhanpirës i ka bërë të paktën një herë

Të gjithë njerëzit të cilët tymosin cigare përveç vesit të përbashkët, i bashkojnë edhe shumë veprime të tjera. Të gjithë duhanëpirësit e dinë se çfarë vështirësish duhet të kalojnë në dimër, sidomos në ambientet ku nuk lejohet të tymosësh. Në këtë artikull, kemi renditur disa prej veprimeve, deri diku edhe qesharake, që një duhanpirës ka bërë për hir të këtij vesi. Shumë prej jush do të gjejnë veten.


1 – Ka tymosur cigare të paktën një herë në tualetin e kompanisë apo ambienteve të tjera – Kur nuk të lejojnë ta ndezësh atë dreq cigareje brenda kush është zgjidhja më e shpejtë? Tualeti. Të gjithë duhanpirësit kanë shkuar të paktën në tualetin e një ambienti të tillë për të ndezur shpejt e shpejt një cigare. Sidomos në ambientet e zyrave. Këtë nuk e mohoni dot.

2 – Ka duruar temperaturat me minus duke u dridhur, por cigaren e ka tymosur – I keni parasysh ato netët e acarta të dimrit që temperatura e ambientit është më e ftohtë se në frigorifer? Ju nuk është se keni hequr dorë nga cigarja as në të tilla kushte. Keni dalë jashtë dhe ashtu duke e dridhur, e keni tymosur deri në filtër cigaren, dhe jeni futur brenda thuajse të ngrirë.

3 – Një herë në tre muaj thotë se do ta lërë cigaren – Është tipike apo jo. Çdo tre muaj, një ditë të bukur merrni vendimin për të lënë cigaren. Ja komunikoni të gjithëve me shprehjen “ja kjo është e fundit”, maksimumi e keni mbajtur fjalën deri në 1 javë, dhe pas një jave keni tymosur aq shumë sa keni kompensuar edhe ditët të cilët vendosët ta linit.

4 – Sa herë sëmureni me grip ju gënjen mendja se nuk keni nevojë për cigare  – I vetmi rast kur një duhanpirës nuk e duron dot cigaren, është pikërisht kur sëmuret me grip. Hundët e bllokuara, fyti që të përcëllon, nuk ju lejon të tymosni. Ato 3-4 ditë ju ndiheni sikur kaq ishte, nuk keni më nevojë për cigare. Tani më në fund erdhi koha për ta lënë. Por pasi shëroheni e keni kuptuar që ishte vetëm një iluzion që nuk zgjati shumë.

5 – Keni dalë në mes të natës duke kërkuar për cigare – E keni parasysh kur ju kanë mbaruar cigaret gjatë orëve të vona të natës? Epo të gjithë e dinë se çfarë fiksimi të kap në ato momente. Nuk e mohoni dot që të paktën një herë, keni dalë nga shtëpia duke kërkuar për një dyqan hapur deri në “fund të botës”.

6 – Keni gënjyer që nuk keni cigare kur ju kanë kërkuar – Kjo ndodh zakonisht kur nuk keni më shumë se dy cigare në paketë. Përtoni të blini, ose thjesht nuk doni të harxhoni më, dhe i keni rënë shkurt kur dikush ju ka kërkuar cigare.

7 – Keni debatuar keq me një person jo duhanpirës për vendin ku do uleni – Kur dilni me një person që nuk tymos cigare, e dini shumë mirë që ju pret ai debati i famshëm, “jashtë apo brenda”. Juve sigurisht ju intereson të uleni kudo që lejohet cigarja, ndërsa miku në fjalë nuk e do këtë gjë. Debati ka zgjatur të paktën 5-6 minuta, po shumicën e rasteve e fiton ai që tymos./ Opinion.al

Etiketa: cigareduhanpiresveprime


Ju sugjerojmë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Para
Keni vendosur të bashkëjetoni? Bëhuni gati për këto ndryshime

Keni vendosur të bashkëjetoni? Bëhuni gati për këto ndryshime

E Fundit/ Të shtëna me armë tek ish-Parku i Autobusëve, plagoset një efektiv policie

Policit që u plagos sonte në Tiranë, dy vite më parë i kanë djegur makinën poshtë shtëpisë

Basha në Shkodër: Dy orët më speciale të 105 vjetorit të Pavarësisë

Basha në Shkodër: Dy orët më speciale të 105 vjetorit të Pavarësisë
















TE FUNDIT

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}