Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjërat që duhet të dini nëse dëshironi të ktheheni bjonde

2018/02/07 at 5:46 PM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjërat që duhet të dini nëse dëshironi të ktheheni bjonde

Ndryshimet në pamjen të jashtme sado të vogla janë ndikojnë edhe në përsonalitetin tuaj. Sidomos nëse merrni përsipër ndryshime drastike, do të ndiheni tjetër njeri dhe kjo do të jetë hallka e parë e një zinxhiri ndryshimesh. Nuk e kam fjalën vetëm për ndryshime të tjera në look, por edhe në sjellje.


Nëse prej kohësh keni menduar të ktheni ngjyrën e flokëve nga të errëta në bjonde ose platin, me siguri i keni bërë vetes dhe të tjerëve disa pyetje. A do t’ju bien flokët? A do të këputen? A do të bëhen më të ashpra? A do t’ju shkojnë apo do shëmtoheni? Këto janë pyetjet më të zakonshme që vërtiten në kokë ndërsa jeni ulur në karrike dhe po shihni që stilisti i flokëve tuaj po përgatit bojën.

Ajo që nuk ju shkon kurrë në mendje dhe nuk e thotë njeri, është që do t’ju ndyshojë jetën. Sytë e njerëzve tërhiqen natyralisht nga drita, ndaj më shumë koka do të kthehen kur ju kaloni në rrugë dhe më e gjatë do të jetë vëmendja te ju. Të ktheheni në bjonde ose platin është një zotim që ju ndyshon jetën. Nëse jeni gati të përballoni më shumë vëmendje, vazhdoni në hapin e rradhës.

Me siguri keni dëgjuar që zbardhimi i flokëve ju djeg skalpin. Te disa persona reagon edhe më keq, duke shkaktuar skuqje e enjtje. Megjithatë nuk është për t’u panikuar. Ka disa veprime që mund (duhet) të bëni për ta reduktuar sa më shumë djegien e skalpit. Si fillim, lijeni takimin me stilistin e flokëve tuaj 4-5 ditë nga momenti që e vendosni. Ato ditë është mirë të mos e lani kokën dhe të lini yndyrën natyrale të flokëve të hapet në to. Sa më të yndyrshëm të jenë flokët, aq më pak do të djegë skalpi. Disa ekspertë sugjerojnë edhe që një natë përpara se të lyeni flokët të masazhoni skalpin me vaj ulliri dhe të flini me të. Kjo do të ushqejë flokët, do t’i dëmtojë shumë më pak dhe redukton djegien.

Shënim: ngjyra e flokëve të mi është platin prej 8 vitesh dhe kam provuar të gjitha mënyrat e zbardhjes. Flokët e mi kanë ngjyrë të çelët ndaj arritja e ngjyrës platin është shumë e thjeshtë për mua, por kur kam provuar vajin e ullirit, kjo e fundit e pengonte dekolorantin të thithej nga floku dhe ngjyra e flokëve të mi rezultonte portokalli.

Nëse ju apo lëkura juaj është e ndjeshme dhe nuk mendoni se e përballoni dot djegien, merrni dy kokrra ibuprofen dhe do të jeni mirë.

Përgatituni për një ditë të gjatë në sallonin e bukurisë në momentin që vensosni të ktheheni bjonde. Stilisti juaj duhet ta ndajë flokun në 4 seksione të mëdha në mënyrë që të shmanget mbi-procesimi. Zbardhja e flokut me dekolorant zgjat rreth 60 deri në 90 minuta. Nëse floku nuk ndahet në seksione disa tufa mund të lyhen disa herë dhe dekoloranti i tepërt mund t’i këpusë ose t’i djegë flokët. Sugjerojani këtë stilistit tuaj nëse shihni që nuk po e bën.

Duhet pasur paraysh që rrënja e flokut zbardhet më shpejt se gjatësia, dhe flokët te kurora e kokës zbardhen më shpejt se në pjesën e pasme. Ndaj rradha e lyerjes duhet të jetë fillimisht gjatësia e flokut në pjesën e pasme, më pas gjatësia e flokut në kurorën e kokës, pas kësaj rrënja në pjesën e pasme të kokës dhe më fund rrënja në kurorën e kokës. Sugjerojani këtë stilistit tuaj gjithashtu.

Deri në këtë fazë do kenë kaluar disa orë të mira ndaj porosisni ushqim sepse do të kalojnë edhe disa orë të tjera. Mos mendoni që mbaroi me kaq.

Pasi stilisti jua lan kokën me dekolorant, mos u mërzisni e as mos u zhgënjeni. Nëse ngjyra juaj natyrale nuk është e çelët, gjasat janë që flokët tuaj tani të kenë ngjyrë portokalli ose të verdhë. Ajo që vjen pas kësaj është faza më e rëndësishme ndaj duhet që eksperti i ngjyrave të flokut që po merret me ju të jetë një profesionist i vërtetë. Ai/ajo duhet të sugjerojë tonin e duhur të bjondes që shkon me tiparet tuaja dhe nga ana tjetër të kujdeset që të mos marrë reflekset e padëshiruara si portokalli, e verdhë, jeshile apo lejla.

Kur të keni mbaruar, nëse jeni të kënaqur me punën e stilistit tuaj të flokëve mund të vazhdoni me modelimin. Kini parasysh që këtë stilim do ta mbani për 3 deri në 7 ditë sepse duhet t’i jepni kohë yndyrnave të flokut të veprojnë sërish. Nëse dëshironi ta mbani ngjyrën bjonde ose platin, duhet të shkoni në sallonin e bukurisë çdo 4 deri në 6 javë. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më e vështirë është për stilistin të përshtasë ngjyrën e rrënjës me ngjyrën e gjatësisë.

Tashmë jeni bjonde. Siç e thashë edhe në fillim, kjo është vetëm hallka e parë e zinxhirit të ndryshimeve. Kini parasysh që buzëkuqet me ngjyrë të çelët, kombinuar me flokët e juaja të bardha do t’jua bëjnë dhëmbët të duken të verdha. Eksperimentoni me buzëkuqe në tonalitete të errëta. Tonalitetet e vishnjes dhe kafes janë të përkryera për flokët platin.

Me ndryshimin e ngjyrës së flokëve dhe make up-it sigurisht duhet të përshtasni edhe stilin e veshjeve dhe ngjyrat e tyre. Gjithashtu, mos harroni që tashmë tërhiqni më shumë vëmendje, ndaj më e rëndësishme se make up-i apo rrobat, mos harroni të vishni vetëbesimin./Përgatiti: Elena Lika

 

 

 

Etiketa: bjondebjonde platinkeshilla


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
Para
Del e vërteta e sherrit mes doktorit të vipa-ve dhe Ermal Mamaqit

Del e vërteta e sherrit mes doktorit të vipa-ve dhe Ermal Mamaqit

Vlahutin takohet me Kryemadhin në Kryesinë e Kuvendit, por ja çfarë i ka dorëzuar

Vlahutin takohet me Kryemadhin në Kryesinë e Kuvendit, por ja çfarë i ka dorëzuar

Çfarë po bën Eneda Tarifa pas divorcit me bashkëshortin?

A është ky mesazhi i nënkuptuar i Enedës pas ndarjes nga ish-bashkëshorti?
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}