Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

2025/05/21 at 9:15 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi britanik.


Ky pohim i pazakontë pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.

Gati 530.000 ndjekës ka i ashtuquajturi The Offline Club në Instagram. Kjo tingëllon pothuajse ironike, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami.

Të drejtosh këtë llogari, ke një ndijesi të “pazakontë”, thonë në vetprezantimin e tyre tre themeluesit Jordy, Ilya dhe Valentijn. Tre të rinjtë nga Holanda duan që me Offline Club “të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit” – sikurse e përshkruajnë ata në anglisht.

Që prej rreth një viti ata organizojnë takime me shumë të tjerë që mendojnë po kështu: Në këto takime nuk ka smartphonë dhe laptop.

“Are you ready to ditch your phone?”, thuhet në një reel të postuar. E siç duket gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në Offline Clubs.

Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht tek smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, bëjnë punë dore ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone, bën reklamë Offline Club.

Ky koncept nga Holanda brenda vitit është përhapur në të gjithë botën. Amsterdami ishte ndër vendet e para. Por pasuan edhe Londra, Parisi, Milano dhe Kopenhaga. Edhe në Gjermani janë zhvilluar takimet e para të këtij lloji. Po shtohen gjithnjë e më shumë edhe restorantet apo klubet, ku klientëve u kërkohet që t’i lenë celularët në shtëpi.

Vazhdimisht online – me ose pa dëshirë

Me Offline Clubs duket se themeluesit kanë prekur një nerv të kohës. Sepse në radhë të parë të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të shkëputen nga celulari – pavarësisht mundësisë për konfigurim të celularit, që mund ta kufizojnë kohën e përdorimit.

Edhe pse i mirëpritur në rrjetet sociale kthimi tek celularët me palosje pa aplikacione, në zhargonin gjermanisht të quajtur si “boring phone”, nuk ka mundur të spostojë smartphonët.

Sipas të dhënave të degës gjermane të teknologjisë bitkom nga fundi i vitit 2024 16 deri në 29 vjeçarët kalojnë më shumë se tri orë në ditë me smartphon.

Me këtë ata kanë kohëzgjatjen më të lartë të përdorimit krahasuar me grupmoshat e tjera. Por kohëzgjatja e përdorimit të smaprtphonit mund të jetë edhe më e lartë nga sa bëhet e ditur.

Studimi: Gati gjysma dëshiron një botë pa internet

Shumë të rinj e të reja në fakt dëshirojnë të kalojnë sa më pak kohë me smartphone. Sipas një sondazhi të ri të organizatës britanike të shërbimeve publike British Standards Institution (BSI), gati 70 përqind e 16 deri 21 vjeçarëve ndihen më keq, kur e kalojnë të shumtën e kohës në rrjetet sociale.

Për këtë arsye gjysma do të preferonin një “bllokim digjital”, që të kufizonte akesin në aplikacione të ndryshme dhe faqe interneti pas orës 22:00. 46 përqind madje thonë, se do të preferonin më shumë të ishin të rinj në një botë pa internet.

Për këtë studim janë pyetur 1293 të rinj. Rezultati përputhet me sondazhe të tjera, si p.sh. anektën e realizuar në fund të 2024 nga instituti amerikan i sondazheve Harris Polls. Në këtë anketë shumë të rinj kanë shprehur dëshirën, që Tiktok, Instagram apo X të mos ishin shpikur fare.

Si mbrohet politika?

Kjo mund të çojë ujë në mullirin e disa politikanëve – edhe pse përpjekjet në sfondin e kërkesave të forta të të rinjve duket sikur janë të çala.

Ministri britanik i Teknologjisë Peter Kyle, sipas gazetës “Guardian”, la të kuptohet (20.05.2025), se do të shqyrtojë mundësinë e ndalimeve të detyrueshme të këtyre sistemeve në orë të caktuara. Norvegjia do ta rrisë moshën e lejuar për të përdorur rrjetet sociale nga 13 në 15 vjeç.

Australia kryeson në nivel botëror, me rritjen në fund të vitit 2024 të moshës në 16 vjeç për të lejuar përdorimin e rrjeteve sociale. Vende të tjera si p.sh. Danimarka, e kanë ndryshuar politikën arsimore duke ndaluar thuajse tërësisht tabletat dhe smartphonët në mjediset shkollore.

Depresiv prej celularit?

Përdorimi i tepruar i smartphonëve ndërkohë lidhet me probleme të ndryshme psiqike si depresioni, ndjenja e frikës, stresi, çrregullimet e gjumit dhe varësia.

Në një studim të publikuar në fillim të vitit në revistën shkencore BMC Medicine simptomat janë pakësuar me 27 përqind pas reduktimit të kohës së përdorimit të smartphonit. Sipas OECD-së shëndeti mendor i të rinjve në 15 vitet e fundit është përkeqësuar në përmasa dramatike.

Një tendencë, që është përforcuar edhe nga pandemia. Në këtë periudhë ka pasur edhe një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të medias. Studimi megjithatë deri tani nuk ka mundur të vërtetojë një kauzalitet të qartë midis këtyre zhvillimeve, thuhet nga OECD./DW



Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona

VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive

14% e vdekjeve në Evropë shkaktohen nga faktorët mjedisorë

14% e vdekjeve në Evropë shkaktohen nga faktorët mjedisorë
















TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com