Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenerali amerikan tregon sa e rrezikuar është Shqipëria nga Irani

2020/01/09 at 11:12 PM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjenerali amerikan tregon sa e rrezikuar është Shqipëria nga Irani

Intervistoi Drini Zeqo për emisionon Opinion 


Cili ka qenë misioni më i rëndësishëm në karrierën tuaj?

Michael Barbero: Përveçse si bashkëshort dhe si baba, misioni më i vështire është se kam  kaluar 4 vjet ne Irak në luftw dhe profesionalisht ai ka qenë misioni më i vështirë. Në terren ka pasur vështirësi të veçanta sepse kishte disa grupe të cilët kanë qenë kundra nesh, gjë që ishte edhe rrezikshme. Aty ishin edhe trupat shqiptare  në koalicion me në. Kur isha komandant aty për trupat shqiptare kam vlerësimet më të mira për punën që kanë bërë.

Sa e fuqishme është sot ushtria amerikane, krahasuar me 10 vjet me parë apo më shumë?

Michael Barbero: Ushtria amerikane është sot tmerrësisht më e fuqishme, kemi qenë në luftë për 18 vjet. Tashmë jemi përshtatur dhe kemi më tepër pajisje. Por sot kemi një  tjetër lloj kërcënimi nga terrorizmi për të cilin duhet të jemi të përgatitur sepse edhe ai ndryshon.

Por cilat janë kërcënimet e Iranit?

Michael Barbero: Irani është sot burimi më i madh i sulmeve në lindjen e mesme. Libia, Siria, Jemeni, Iraku çdo mungese stabiliteti është prej Iranit. Ata duhet të kuptojnë se kjo nuk është më e pranueshme. Prandaj Irani është një kërcënim për rajonin, SHBA dhe aleatet tanë.

Sa të shqetësuara janë SHBA për këto kërcënime?

Michael Barbero: Shumë të shqetësuara. Por presidenti Trump ka marrë vendime shumë precize dhe të sakta të cilat duheshin ndërmarrë. Ai e dinte se do të kishte sulme te mëpasshme pas veprimeve të tij. Por në fund të ditës ato ishin veprime të drejta dhe ne duhet të jemi gati për këto lloj sulmesh dhe të përgjigjemi.

Pyetja është sa i fuqishëm  është Irani nëse flasim për trupat ushtarake apo armët që dispononin?

Michael Barbero: Irani është shumë agresiv. Por modeli i tyre nuk është që të dërgojë ushtarët iranianë, por Hezbollahun dhe luftëtarët lokalë të cilët për hir të së vërtetës janë shumë efektivë. Ata njihen gjithashtu edhe për sulmet kibernetike, pikërisht këto lloj sulmesh, presim më shumë prej tyre. Pra ata janë shumë të zotët dhe për këtë duhet të ketë një përgjigje për sulmet e tyre.

…dhe  nisur nga eksperienca juaj sa do të zgjasë ky konflikt?

Michael Barbero: Kjo tashmë varet nga Irani, ne asgjësuam Qasem Solejmanin, i cili ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të terrorit. Ai kishte gjak në duart e tij dhe ishte një person djallëzor. Irani u pergjigj me sulme raketore por tani urojmë qe Irani te zgjohet e të kuptojë se duhet të ketë dialog, do të shohim.   Ne duhet të jemi të përgatitur për tu mbrojtur nga sulmet.

Kur dëgjuat ju për herë të parë emrin e tij, pra për Qasem Solejmanin?

Michael Barbero: Për herë të par dëgjova për të në vitin 2003 dhe ishte viti im i parë në Irak. Ne kishim patur disa sulme, analizova të dhënat dhe më çonin direkt tek ai. Pastaj ishte një rast tjetër në 2007-2008,  ndërsa ne ishim duke kërkuar për të. Krimet e tij e lidhnin gjithnjë me Irakun duke organizuar sulme për forcat tona kështu që emrin e tij e kam dëgjuar prej shumë kohësh. Por ai ishte mjaftueshëm i zgjuar për të mos ardhur personalisht në Irak e të mos përballej nga afër me ne ndryshe nuk do kishim folur për të sot. Por i kam dërguar mesazhe shpesh përmes ndërmjetësuesve irakenë dhe ai përgjigjej.

Çfarë mendoni për deklaratat e bëra nga Khamenei në lidhje me Shqipërinë?

Michael Barbero: Mendoj se ai regjim është nën sulm, ata ndihen shume paranojak e të kërcënuar. MEK dhe Shqipëria nuk janë kërcenim për ta. Shqipëria është një nga aleatët më të mirë të SHBA e nuk surpizohem që Irani të thotë këto gjëra. Nuk besoj se ka një kërcënim të vërtetë nga Irani për Shqipërinë.  Por tani është koha që Shqipëria të mbrohet nga sulmet kibernetike të Iranit  dhe siguria këtu në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi vigjilent, kjo është një kujtese për të gjithë Shqiptarët, të jenë vigjilentë nga këto sulme terroriste, që janë kudo në botë çdo ditë.

A  mendoni se do ketë një luftë në Lindjen e Mesme, apo përshkallëzime sulmesh?

Michael Barbero: Lindja e mesme do vijojë të jetë një vend i rrezikshme, por besoj se nuk do të ketë një luftë. SHBA nuk do të pushtojnë Iranin, as Irani nuk do të ndërmarrë sulme të mëdha ndaj SHBA-ve apo aleatëve. Mund të këtë sulme të izoluara por që duhet ti mbajmë të vizualizuar. Nuk besoj se do të këtë një lufte, jo në Lindjen e Mesme.



Ju sugjerojmë

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
Kryesore

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

5 Qershor, 2026 1:33 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

5 Qershor, 2026 10:32 am
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
Bota

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

5 Qershor, 2026 10:02 am
Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën
Bota

Zelensky i shkruan letër Putinit: Më dil përballë dhe mbyllim luftën

5 Qershor, 2026 9:52 am
Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio
Kronikë

Ngjarja në Maliq, në banesën e autorit u gjetën dy dronë, armë dhe radio

5 Qershor, 2026 9:50 am
Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar/Në pranga 6 persona të përfshirë, pritet ekstradimi nga Dubai

5 Qershor, 2026 9:41 am
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

5 Qershor, 2026 9:28 am
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Bota

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

5 Qershor, 2026 9:24 am
Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Kryesore

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor

5 Qershor, 2026 9:23 am
Para
Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi 10 Janar 2020

Parashikimi/ Si do të ndryshojnë temperaturat në tre fraksionet e ditës

Moti për ditën e sotme 10 Janar 2020

Konflikti me Iranin, demokratët i “lidhin” duart Donald Trump

Konflikti me Iranin, demokratët i “lidhin” duart Donald Trump
















TE FUNDIT

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
5 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Europian që të tregojë më shumë guxim në procesin e zgjerimit. Në një...

Lexo më shumë

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat

Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Rama takohet me kryeministrin e Holandës në Tivat
5 Qershor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tyre në...

Lexo më shumë

Dhunohen dy vëllezërit në Laç, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
5 Qershor, 2026

Dy vëllezër janë dhunuar nga disa persona në Laç, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është qëlluar me armë zjarri....

Lexo më shumë

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete

Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
5 Qershor, 2026

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}