Policia e Shtetit ka kapur një tjetër sasi droge këtë të martë në Portin e Durrësit.
Tvklan.al bën me dije se nga kontrollet në disa prej konteinerëve, në njërin prej tyre janë gjetur disa pako me kokainë.
Pesha e lëndës narkotike nuk dihet ende, ndërsa mësohet se kokaina është konstatuar në një konteiner me banane.
Në muajt e fundit një seri ngarkesash kokaine u kapën në Portin e Durrësit të fshehura në kontejnerë kryesisht të ardhur nga vendet e Amerikës Latine./Opinion.al