Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përlotet mjeku që vjen nga SHBA: Kudo që të shkoj prapë jam nga Fishta

2021/09/07 at 2:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përlotet mjeku që vjen nga SHBA: Kudo që të shkoj prapë jam nga Fishta

Profesioni i mjekësisë është një nga misionet më humane që ndodhet në shërbim të njeriut. Në rastin e Angjelin Shtjefnit, ky profesion merr nota fisnikërie. Prej vitesh ai jeton në SHBA, por rrënjët e tij janë ende në fshatin Fishtë të Lezhës. Tashmë prej disa vitesh ai rikthehet aty për t’i shërbyer falas banorëve të fshatit me përgatitjen dhe eksperiencën nga përtej oqeanit.

Rubrika “Një si ne” e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan iu drejtua ambulancës Fishtë për të takuar mjekun që nuk ka pushuar asnjë ditë të jetës së tij, i dedikuar për t’i shërbyer njerëzve. Këta të fundit nuk janë vetëm nga zona, por edhe nga krahinat përreth e qytete të tjera.

Agida Koçi: Së pari, a jeni lodhur sot, a ka pasur shumë pacientë?

Angjelin Shtjefni: Jo, nuk jam lodhur, nuk ka patur shumë pacientë. Deri tani ka pasur 15 vetë, kemi filluar në orën 09:00 dhe tani besoj se janë rreth 5-6 në korridor.

Agida Koçi: Kur keni menduar që të vini në Shqipëri dhe të vizitoni falas pacientët e Fishtës?

Angjelin Shtjefni: Ideja ka qenë në kohë, mirëpo zakonisht ideja me mundësitë nuk përkojnë në momentin që do. U bë e mundshme që në 2018 të bëja vitin e parë të vizitave dhe u organizova këtu në Fishtë dhe në fshatin përbri. Erdha edhe në 2019, do bëja edhe vjet, por për shkak të pandemisë, çdo gjë ishte mbyllur dhe nuk u organizua. Sivjet, u liruan pak gjërat, me vaksinën dhe uljen e rasteve, kështu që u bë e mundur, megjithëse gjysmë, sepse dëshiroja të vinte edhe një farmacist me mua, por Covid ndryshon shumë plane.

Agida Koçi: Nëse mund të na e tregoni pak, si kanë qenë vitet tuaja përpara se të iknit në Amerikë?

Angjelin Shtjefni: Vitet e mia janë pak interesante sepse unë jam lindur e rritur këtu, kam bërë shkollën e mesme në zonën tonë, kam filluar fakultetin në 1982 dhe e kam mbaruar në 1987. Megjithëse këtu nuk kishte mjek, zona ime ishte pa mjek, më caktuan në Fushë-Arrëz, nga minierat. Kisha edhe 3 fshatra të tjera dhe mbuloja edhe spitalin e Fushë-Arrëzit, një fundjavë. Punoja atje dhe çdo fundjavë vija në shtëpi, por s’kam bërë asnjë ditë pushim. Vija me tren, ulesha dhe gjeja njerëz që më prisnin sepse e dinin orën dhe ditën që vija, përveç asaj gjeja edhe kërkesa në shtëpi sepse më lajmëronte nëna për ata që më kishin kërkuar. I mbaroja derisa vinte koha për të shkuar prapë në punë, të hënën.

Agida Koçi: Në 96-ën keni shkuar në Amerikë. Si ishin fillimet tuaja atje?

Angjelin Shtjefni: Në Amerikë e dija që do të kishte vështirësi. Vështirësitë e para të orientimit, të ambientimit, të gjuhës dhe të mbështetjes ekonomike. Punoja ditën, shkoja në shkollë në darkë dhe një vit pasi shkova atje, arrita të hyja në një ambulancë që ishte “doktor i familjes”. Punova nga viti 1987-2006.

Agida Koçi: Para 96-ës e deri në 2018 le të themi, keni vizituar banorët e vendlindjes dhe prapë jeni kthyer për banorët e Fishtës. Ka ndonjë ndryshim apo të përbashkët prej atyre viteve e deri tani?

Angjelin Shtjefni: Ndryshimi i vetëm është se unë fillova t’i vizitoja banorët e fshatit kur problemet ishin shumë më të mëdha, sidomos ekonomike, të ushqimit, ndërsa tani ky nuk ekziston, por pak a shumë ka ndikuar në anën e kundërt sepse duke i pasur të gjitha mundësitë e ushqimit, shoh probleme me mbipeshën, por në përgjithësi, kam vazhduar atë qëllim që kam pasur, atë marrëdhënie me pacientët dhe jam shumë i mallëngjyer nga mënyra si më trajtojnë, si flasin, si më presin.

Agida Koçi: Pikërisht këtë doja t’iu pyesja, duke marrë disa mendime në korridor, por edhe jashtë ambulancës ku ka njerëz që ju presin, sapo përmenda emrin tuaj, vazhdojnë e vazhdojnë me fjalë të mira. Ju si ndiheni për këtë?

Angjelin Shtjefni: Ndihem shumë shumë mirë, por është meritë e tyre. Unë kudo që të shkoj, prapë jam nga Fishta. Krediti është i gjithë i tyre, jo imi.

Agida Koçi: Më duket mua apo jeni pak si i përlotur?

Mjeku pohon me kokë.

Agida Koçi: Ka ndonjë peng që ju ka mbetur që keni ikur apo për vendin?

Angjelin Shtjefni: Jo, është kënaqësi që kthehem dhe shërbej këtu. Një kënaqësi e veçantë që më stimulon dhe e di që do të vij prapë, do të vazhdoj ta zgjeroj. Më stimulon që të jem jo vetëm i aftë që t’i këshilloj, por edhe t’i di të dhënat më të fundit e shkencës mjekësore. Mjekësia ndryshon çdo ditë, ilaçet që përdoreshin kur mbarova fakultetin nuk përdoren më sepse kanë efekte anësore etj. Dieta ka ndryshuar, është standarde e mjekimit, standarde për sëmundjet kronike, akute, ndryshon çdo ditë, çdo vit. Këto të gjitha, në bazë të një zbulimi shkencor ose statistikave, arrihet konkluzioni dhe unë, me aq sa të kem mundësi, do t’i sjell këtu sa herë që të vij. Shpresoj që javën e dytë të Gushtit dhe javën e parë të Shtatorit, meqë kjo është edhe periudha më e qetë, të vijmë, të bëjmë vizitat, të sjellim disa aparatura që janë pjesë e mjekut të familjes që na nevojiten për të dhënë ne një mjekim të volitshëm dhe të arrihet një konkluzion brenda zyrës, siç është p.sh EKG, prova të mëlçisë e mushkërive, që mund të bëhen në mënyrë ambulatore./Tvklan.al

Etiketa: Angjelin Shtjefnimjekshba

Ju sugjerojmë

U pikas nga Policia në fermën e drogës, fshihet mbi çati 32-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U pikas nga Policia në fermën e drogës, fshihet mbi çati 32-vjeçari shqiptar

29 Mars, 2023 12:03 pm
Nis gara për Avokatin e Popullit, kandidatët paraqesin platformat te Komisioni i Ligjeve
Aktualitet

Nis gara për Avokatin e Popullit, kandidatët paraqesin platformat te Komisioni i Ligjeve

29 Mars, 2023 11:50 am
Tiranë/ Manovra të rrezikshme me makinë nën efektin e drogës, e pëson i riu
Aktualitet

Tiranë/ Manovra të rrezikshme me makinë nën efektin e drogës, e pëson i riu

29 Mars, 2023 11:40 am
EMRI/ Aksion tek Komuna e Parisit, në pranga 47-vjeçari që shpërndante kokainë
Aktualitet

EMRI/ Aksion tek Komuna e Parisit, në pranga 47-vjeçari që shpërndante kokainë

29 Mars, 2023 11:39 am
Arrestohen babë e bir në Durrës, iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta
Aktualitet

Arrestohen babë e bir në Durrës, iu gjetën armë zjarri dhe armë të ftohta

29 Mars, 2023 11:29 am
Kontrolli në banesën e bashkëjetueses, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ahmetajt
Aktualitet

Kontrolli në banesën e bashkëjetueses, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ahmetajt

29 Mars, 2023 11:20 am
1928/Urimi i presidentit amerikan për ngjitjen e tij në fron, Zogu telegram falenderimi
-Kulturë

1928/Urimi i presidentit amerikan për ngjitjen e tij në fron, Zogu telegram falenderimi

29 Mars, 2023 11:08 am
Nuk pranojnë kompensimet për aksin Thumanë-Kashar, banorët: Vetëm kur ka votime kujtohen
Aktualitet

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Na zhbllokoni pronat ose do të pengojmë punimet

29 Mars, 2023 10:59 am
Akuzohen se nxorën listën e pagave, 4 zyrtarët dënohen me shërbim prove
Aktualitet

Akuzohen se nxorën listën e pagave, 4 zyrtarët dënohen me shërbim prove

29 Mars, 2023 10:53 am
Agresorja e sulmit në SHBA kishte çrregullime emocionale
Bota

Agresorja e sulmit në SHBA kishte çrregullime emocionale

29 Mars, 2023 10:41 am
Para
Vaksinim për studentët e pedagogët/Manastirliu:Në universitet dhe konvikte

Vaksinim për studentët e pedagogët/Manastirliu:Në universitet dhe konvikte

Polici nxjerr pistoletën,emigrantët shqyejnë derën e furgonit e ja mbathin

Polici nxjerr pistoletën,emigrantët shqyejnë derën e furgonit e ja mbathin

Njihet si “Zoti i drogës”,Gjykata e Lartë ekstradon Alket Hatijan në Itali

Njihet si “Zoti i drogës”,Gjykata e Lartë ekstradon Alket Hatijan në Itali

TE FUNDIT

U pikas nga Policia në fermën e drogës, fshihet mbi çati 32-vjeçari shqiptar

U pikas nga Policia në fermën e drogës, fshihet mbi çati 32-vjeçari shqiptar
29 Mars, 2023

Arrestohet shqiptari që mirëmbante një ferme kanabisi në SHBA, i cili përpoq të ikte nga policia duke u fshehur në...

Lexo më shumë

Nis gara për Avokatin e Popullit, kandidatët paraqesin platformat te Komisioni i Ligjeve

Nis gara për Avokatin e Popullit, kandidatët paraqesin platformat te Komisioni i Ligjeve
29 Mars, 2023

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 15 kandidatët kanë nisur seancën dëgjimore në Komisionin...

Lexo më shumë

Tiranë/ Manovra të rrezikshme me makinë nën efektin e drogës, e pëson i riu

Tiranë/ Manovra të rrezikshme me makinë nën efektin e drogës, e pëson i riu
29 Mars, 2023

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia pas denoncimit nga qytetarët se i riu teksa po drejtonte një automjet...

Lexo më shumë

EMRI/ Aksion tek Komuna e Parisit, në pranga 47-vjeçari që shpërndante kokainë

EMRI/ Aksion tek Komuna e Parisit, në pranga 47-vjeçari që shpërndante kokainë
29 Mars, 2023

Arrestohet në flagrancë 47-vjeçari, pasi shpërndante lëndë narkotike në Tiranë. Artur Zhuleku 47 vjeç, banues në kryeqytet është arrestuar ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com