Kryesore

Reja: Jemi skuadër më e pjekur, do luajmë shanset tona për Botërorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 07/09/21 |
Opi Nion

Në një konferencë të zhvilluar ditën e sotme trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edi Reja tha se San Marino nuk është një rival i lehtë. Më tej ai tha se ekipi duhet të ketë shpirtin e duhur të garës dhe të bëjë një lojë të mirë.

“San Marinon nuk e konsiderojmë një rival të lehtë pasi janë të organizuar. Ne duhet të kemi shpirtin e duhur të garës dhe të bëjmë një lojë të mirë. Jemi në gjendje të mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të tyre. Mendoj vetëm për këtë ndeshje. Nëse do të kalonim në vendin e dytë do të ishte një arritje shumë e madhe”.

Ndët të tjera, Reja tha: Tani jemi më kompakt dhe një skuadër më e pjekur. Në ndeshjet e fundit kemi bërë gabime dhe këto duhet t’i korrigjojmë në vazhdim. Nëse do t’ia arrijmë ne do të luajmë shanset tona për Botërorin.

Sa i përket formacionit ndaj San Marinos, Reja u shpreh se do të ketë ndryshime. “Kemi dy lojtarë që do të mungojnë, Gjasula i skualifikuar dhe Abrashi i dëmtuar. Megjithatë, nuk duhet të prishin balancat pasi më duhet të shoh edhe mënyrën e lojës. Do të pres se cila është gjendja e lojtarëve për të marrë më pas një vendim më të qartë. Ata që do të kthehen do të jenë një armë më shumë”.

Pas