Një person është gjetur i pajetë brenda banesës në lagjen e “Re” në Bulqizë.
Klan News raporton se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti.
Deri më tani nuk dihet identiteti apo gjinia e personit që ka ndërruar jetë.