Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër – Lezhël.
Mësohet se viktima është shtetasi Arben Shijaku, rreth 42 vjeç, ndërsa nga verifikimet e bëra nuk janë nuk konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 42-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër. Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./ Opinion.al