Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e së enjtes në një dhomë hoteli në Tiranë.
Në një njoftim policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasi H.R. 39 vjeç është gjetur në një hotel në rrugën “Lord Bajron”. Autoritetet njoftojnë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.