Deputeti ukrainas Valeriy Davydenko u gjet i pajetë në tualetin e zyrës së tij, të shtunën e 23 Majit. Trupi i 47 vjeçarit u gjet nga një pastrues, ndërsa zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Gerashchenko tha se deputeti kishte një plagë arme zjarri në kokë.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista. Ndërsa dyshimet kryesore janë se deputeti është vetëvrarë. Megjithatë pista e një vrasjeje te inskenuar si vetëvrasje është gjithashtu duke u marr në konsieratë.
Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira./Opinion.al