Aktualitet

Gjendet i pajetë në një hotel në Kamëz shtetasi italian, detaje nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 08/12/21 |
Opi Nion

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel në zonën e Kamzës mëngjesin e sotëm.  I moshuar është gjetur i vdekur nga shërbimet e hotelit.

Sipas policisë në trupin e pajetë të shtetasit A. S nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

“Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas