Aktualitet

VIDEO/Me dy gishtat lart,Presidenti Meta uron 8 dhjetorin:Lavdi rinisë studentore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 08/12/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka uruar mëngjesin e së mërkurës, 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”  kreu i shtetit i veshur sportiv shfaqet teksa ka dalë për vrap në kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa më pas ndalet dhe me dy gishtat e ngritur lart thotë: “Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, lavdi rinisë studentore”.

Sot shënohen 31-vjet nga ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990, kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist.  Studentët nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga “Qyteti Studenti” drejt  qendrës së Tiranës, duke shënuar një kthesë në historinë e Shqipërisë  që çoi më pas në vendosjen e pluralizmit politik.

Pas