Kronikë

Gjendet i mbytur në Vjosë një 58-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 22/06/22 |
Opi Nion

Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë,  ditën e sotme. Policia njofton se trupi i shtetasit A. P., banues në Përmet u gjet rreth orës 13:30.

Sipas policisë, A. P. rezultonte i zhdukur që më 18 qershor, ndërsa largimi i tij nga banesa ishte bërë i ditur për autoritetet nga familjarët.

Trupi i 58-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas