Kronikë

Gjendet i mbytur 31-vjeçari i humbur në plazhin e Durrësit


               Publikuar në : 08:29 - 24/06/19 |
xhu lia

Është gjetur i mbytur 31-vjeçari nga Skrapari, Donald Molla ,i cili ditën e djeshme humbi kontaktet me miqtë e tij, ndërkohë që ishte futur për t’u larë në Durrës.

Shokët e të riut denoncuan zhdukjen e tij dhe më pas policia nisi kërkimet për të.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në zonën e Currilave pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.

Ai u denoncua i humbur rreth orës 14:00 të së dielës dhe më pas u gjet në mëngjesit e sotëm rreth orës 05:00./Opinion.al/

Pas