Aktualitet

Gjenden në park monedha të lashta romake



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 29/04/16 |
b.f

Disa punëtorë, të cilët po merreshin me rregullimin e tubacioneve në një park në Jug të Spanjës kanë zbuluar një thesar shekullor. Bëhet fjalë për rreth 600 kilogramë monedha romake, që historianët e kanë konsideruar si një zbulim unik.

Muzeu Arkeologjik i Seville deklaroi se punonjësit kanë gjetur plot 19 qypa që përmbanin me mijëra monedha të pa përdorura prej bronxi dhe argjendi, që i përkasin shekullit të  3 dhe të 4 –ët.

Këto monedha dyshohet se në kohën kur janë groposur kanë qenë të sapo prodhuara dhe sipas ekspertëve, mesiguri do përdoreshin për të paguar ushtarët apo nëpunësit civilë.

Në to shfaqen fytyrat e dy perandorëve kyç romakë, Maksimian dhe Konstantini.

Sipas “DailyMail”, zyrtarët shprehen se këto monedha kanë një vlerë të pa llogaritshme./Klan

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas