Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjenden mbetje plastike në trupat e fëmijëve, arsyeja

2019/09/16 at 9:34 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjenden mbetje plastike në trupat e fëmijëve, arsyeja

Enti Federal i Mjedisit ka gjetur thuajse te të gjithë fëmijët e kontrolluar mbetje plastike të dëmshme për shëndetin. Gjithsej janë kërkuar 15 lëndë plastike te ndryshme te 2500 fëmijë.


Studimi bazohet në analiza të bëra në  periudhën 2003-2017. Rezultati i tyre është alarmues: “Mbeturinat e 11 lëndëve plastike janë gjetur në urinën e 97 përqind fëmijëve. “Kjo, sigurisht, është dramatike. Lëndë të tilla nuk duhet të gjenden në trupat e fëmijëve”, tha zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Bettina Hoffmann. Veç kësaj, lëndë të tilla, që dëmtojnë hormonet,  supozohet të luajnë një  rol nxitës në të ashtuquajturat sëmundjet e civilizimit, siç janë obeziteti, çrregullimet e fertilitetit, kanceri dhe vonesat në zhvillim.

Më të vegjlit janë më të prekurit

Studimi citohet në një përgjigje të qeverisë gjermane ndaj një pyetjeje të grupit parlamentar “Të Gjelbrit” për dëmtimin e popullsisë nga mbetjet kimike. Ai nxjerr në pah se se sa më i lartë të jetë prodhimi i lëndëve plastike, aq më shumë gjenden ato në trupat e fëmijëve, i tha bashkautorja e studimit, Marike Kolossa-Gehring, revistës së përjavshme, DerSpiegel.

Sipas saj, grupmosha më e ndjeshme është ajo e fëmijëve parashkollorë. “Është e papranueshme që çdo i katërti fëmijë – midis moshave tre dhe pesë vjeçare –  të ketë aq shumë mbeturina plastike në trup, sa të mos përjashtohet me siguri rreziku i dëmit nga këto lëndë toksike,” ankohet Hoffmann.

Më shqetësueset janë sidomos nivelet e larta të acidit perfluorooctanoic (PFOA). Ai përdoret, për shembull, për veshjet e aktiviteteve në natyrë. Sipas Agjencisë Federale të Mjedisit, kjo lëndë dëmton fertilitetin dhe mëlçinë. Vitin e ardhshëm, ky acid do të jetë i ndaluar në të gjitha vendet e BE-së.
Familjet më të varfra janë më të prekura 

Në këtë studim, Agjencia Federale e Mjedisit ka pyetur edhe për ambientin në të cilin jetojnë fëmijët, se a jetojnë buzë një rruge me shumë trafik, a pihet duhani në shtëpi, cilat prodhime përdoren më shpesh në jetën e përditshme, për shembull, a përdoren detergjentë të ashpër në pastrim ose zbutës pas larjes së rrobave, çfarë lëndësh përdoren në shtëpi për mbulesa, perde apo qilima. Rezultati: te fëmijët që rriten në familje të varfra janë gjetur më shumë mbetje plastike se te fëmijët me një status të lartë shoqëror.

Nga këndvështrimi i të Gjelbërve, këtu nevojitet ndërhyrja e politikës. Nuk mjafton përpjekja e konsumatorëve të shmangin përdorimin e panevojshëm të plastikës. “Askush nga ne nuk mund të mbrohet vetë nga ky rrezik”, thotë Hoffmann. “Ne nuk e dimë se ku janë këto lëndë. Prandaj politika duhet të marrë përsipër t’i ndalojë këto lëndë në treg.

Edhe pas shume kohe ende ne trup

Se sa e rëndësishme është që lëndë të tilla të dëmshme të hiqen nga qarkullimi, këtë e dëshmon edhe një tjetër rezultat i studimit afatgjat të Entit Federal të Mjedisit. Në trupat e fëmijëve janë gjetur edhe mbeturina plumbi ose të një pesticidi të ndaluar prej shumë kohësh, DDT, megjithëse në periudhën e studimit, 2003-2017,  ndotja me këto lëndë ka qenë shumë e ulët. Por shumë shpesh, derisa këto substanca të zhduken përfundimisht, duhet të kalojnë vite të tëra. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet
Kronikë

Kapen marijuanë në Janinë/ Shqiptarja përplaset me policinë, u dëmton automjetet

16 Dhjetor, 2025 3:27 pm
Para
Kat pa leje, Veliaj: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

PPP-të, Veliaj: Kur nuk ke lekë, duhet t’ia japësh privatit

Ushqimet që shkaktojnë më shumë probleme në organizëm se cigarja

Ushqimet që shkaktojnë më shumë probleme në organizëm se cigarja

Basha uron nxënësit: Lulet që mbajnë në duar, simboli i shpresës

Basha uron nxënësit: Lulet që mbajnë në duar, simboli i shpresës
















TE FUNDIT

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
16 Dhjetor, 2025

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit....

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
16 Dhjetor, 2025

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com