Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj reagon për masën ndaj Berishës: Nuk mund të linçohet, po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit

2023/12/30 at 5:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gjekmarkaj reagon për masën ndaj Berishës: Nuk mund të linçohet, po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit u caktua “arresti shtëpiak” me mbikëqyrje policore dhe moslejim të komunikimit me persona jashtë familjes.


Gjekmarkaj ka bërë një analizë të situatës, duke nisur që nga viti 1993 kur u arrestua Fatos Nano, duke i kthyer në aktualitet ku masë arresti ka ndaj liderit defacto të opozitës, Berishës.

Deputeti demokrat thotë se Berisha mund të braktiset e të mos votohet, por jo të linçohet pasi është një person në hetim dhe i vlen prezumimi i pafajësisë.

Ai gjithashtu shprehet se Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kambanë alarmi dhe se izolimi tij e shton edhe më amullinë e opozitës, gjë që sipas tij ndihmon Edi Ramën.

Ndër të tjera shprehet se nxitimi për të arrestuar Berishën nuk e bën Shqipërinë një vend më të drejtë dhe të ndershëm, përkundrazi, sipas Gjekmarkajt, e bën më të paqartë, pragmatike e më mosbesueses.

Reagimi i plotë i Gjekmarkajt:

Në vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shumë kush me zell militant  gezohej. Ishte një ditë e trishtë për Shqiperinë e cila ditë pas dite mblodhi zemerim për të shperrthyer në anarkinë e vitit 1997 vit ku çdo ënderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve të vrara  të Majit 1996.

Padyshim bëj pjesë tek ata që e fajësojnë pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha për politikat e ndjekura , mungesen e liberalizmit dhe zhgenjimet e shkaktuara.  Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte pertej goditjeve që mori. Ky fakt  ishte një garanci per vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shumë më teper idealizem, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhunë të dukshme , ideologji  me me bollek , sesa sot, më shumë besim tek partitë e tek lidershipi . Deri diku edhe me tepri  tribale që na çoi tek thyerjet e medha të vitit 1997-1998. PD kaloi në opozitë ndonese e plagosur ndihej ënde shumë e forte dhe energjike. Perseri ajo shihej si ekuilibruese ndaj revanshit socialist. Mbeshtetesit e saj besonin se ishin viktima të një revolucioni komunist, element të të cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motorri i tij.

Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me një farë emancipimi të ndersjelltë të forcave politike. Sot perseri   pas 30 vjetesh nga arrestimi i parë   faktori kryesor opozitar  Sali Berisha  defakto Lideri i saj , arrestohet megjithëse  nuk paraqiste asnjë rrezik per askend nëse hetohej në liri. E perseris Sali Berisha nuk është mbi ligjin dhe as nën të. Ai është një person në hetim dhe për të si per kedo tjeter vlen prezumimi i pafajsisë. Atij po i bëhet më parë gjyq mediatik. Sali Berisha mund të braktiset, të mos votohet, të kritikohet , të gjykohet mbi parime nese duhet por jo të linçohet. Nese një proces i drejtë e deshmon atë fajtor ai dhe ne duhet të pranojmë verdiktin e drejtësisë. Por secili prej nesh ka detyrim etik të kerkojë një drejtësi të ftohtë , jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarrese, jo politike  se nese  ajo ( drejtesia) shfaq keto nuanca ajo nuk është më e tillë.

Procedura që u ndoq për Sali Berishen ishte në shkelje të nenit 73 të Kushtetutes.Më pas u kerkua hapja rrugë nga Kuvendi e ndeshkimit të tij për mos zbatim të kesaj paligjshmerie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancitë kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kembanë alarmi. Në trupen gjykuese ndaj tij një prej gjyqtarëve kishte konflikt të hapur interesi. Avokatet që kjo gjykatë ishin zgjedhje provokuese të gjithë militantë të majtë.

Izolimi tij e shton edhe më amullinë e Opozites. Me apo pa dashje kjo është një ndihme per pushtetin e Edi Rames. Prej gati tre vitesh Opozita është në një agresion të pazakontë ! Luften me të madhe, me një ashpersi asgjesuse e ka bërë brënda vetes.  Sa më shumë ta themi po aq kemi shpresë të vetësherohemi.

Në një kontekst rrethanash që e bënin gjithnjë e me të madhe flaken brënda saj, ku dorë kishte e ka dhe qeveria  po aq faktor të tjerë dogjem kredibilitetin tonë dhe shpresat për ndryshim.

Asnjëri prej nesh në betejen e brëndshme “vllavrasëse” nuk u tregua shënjtor, as i arsyeshem e rracional. Dukej sikur ishim në një provim etik para se majtes ku secilit i thuhej , ” ti je ndryshe nuk je si ata”. Prezuncioni ka arritur edhe të tilla kulme shqiptarë të ” eperm” shqiptarë “inferior” , shqiptarë “gjykates” e shqiptarë “të gjykuar”!

E pra Opozita meritoka perbuzje e ndeshkim. Keshtu u bëftë!! Secili prej nesh nga deputet e PD -së , është kalimtar me cene mbase më shumë e virtyte më pak.

Pas 10 viteve pushtet socialist , me një cikel skandalesh që nuk kanë të sosur e keqja qenkesh  Opozita e cila është shumë afer zhbërjes. Nese ajo bie siç shumë kush deshiron bashkë më të rrezohet edhe mekanizmi mbrojtes i shoqerisë në raport me një Qeveri të gjithëpushtetshme. Nuk është e thënë që jemi ne perfaqesuesit më të dënjë të opozitarizmit! Mbase jemi më të keqinjët por Opozita është institucion themelor i demokracisë shprehje patetike kjo e shumë degjuar por e vertetë e thjeshtë. Koha mund të na denojë si të paaftë si të korruptuar mendoni ç’të doni por shpejtoni per veten tuaj.

Nese shqiptaret nuk duan ta ndihmojnë këtë Opozitë të rimëkëmbet, të ringrihet  duhet të vrapojnë  ta ribëjnë sa më parë Opoziten që Shqiperia duhet të ketë. Pa të është e zhveshur, e vetmuar, e kercenuar shumë pranë humbjes të atyre vlerave që ka fituar në 34 vite. Sot dikush gezohet që Sali Berisha izolohet, një politikan i cili ka perjetuar majat e suksesit dhe honet e rënies emri i të cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqiperinë në Nato dhe pa viza në avancim drejt integrimit , në mos per të tjera dhe per rrugen e Kombit por edhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të. Kjo e fundit secilit prej nesh në Opozitë ja ka bërë me të veshtirë qendrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Falë kesaj ngjarjeje PD humbi busullen dhe ju err horizonti. Shumë shqiptarë e mbeshteten dhe votuan Sali Berishen edhe pse këtë fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne që gjykuam ndryshe  që nuk e mendojmë  SPAK-un një organizatë kriminale  mbetem më pak dhe shume nga mbeshtesit tanë na e bëjnë me gisht teksa si Odiseu kalojme permes nevojes  per një drejtesi të re dhe ristabilizimit të mardhenjeve të PD me SHBA-të kaq jetike per ne e kombin.

Ne duam bashkimin e PD-se pa perjashtime, ënde kemi besim se ajo bëhet dhe bind. Koha do ta vertetojë. Ne do ta provojmë. Secili ka të drejte  hyjnore të tentoje me korrigjue gabimet e veta.

Nxitimi për të arrestuar Sali Berishen nuk e bën sot Shqiperinë më të ndershme e  as më të drejtë pertej meritave apo  gabimeve të tij cilat do qofshin.  Perkundrazi ajo sot është me paqartë , më  pragmatike, më mosbesuese, më e vogel në njerez që rendin per te ikur, më me shumë pikëpyetje. Demokracia është edhe proçedure e cila u dhunua me  dashje e perzgjedhje. Ata që gezohen tek mazhoranca duhet te dine nje gje që vetem prapanicat kanë të vetat dhe jo karriget. Sado  vonë  gjithmonë ndodh diçka që i lë pa të, me të prapmen në rrezik , te vetmuar ku nuk të flasin as shoket e partisë, ( veç të shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit ) , ku krenaria shnderrohet në rënie psikologjike ,pa perjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoqerore një ditë. Sot Shqiperia hyn në listen e vendeve që burgos shefin e Opozites 10 vjet pasi ka rënë nga pushteti dhe i zgjat jeten një pushteti qe prej 10 vitesh vetem mbjedh vetveten dhe eleminon Opoziten. Ne i lëme trashigimi njëri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin “vdekja jote është jeta ime”!



Ju sugjerojmë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

10 Shtator, 2025 8:48 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025 7:39 am
Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Para
Lëvizja e federatës italiane, klauzolë kundër Superligës për klubet e Seria A

Lëvizja e federatës italiane, klauzolë kundër Superligës për klubet e Seria A

Rusia: Janë vrarë 10 persona nga sulmet ukrainase në Belgorod

Rusia: Janë vrarë 10 persona nga sulmet ukrainase në Belgorod

Izraeli depërton në thellësi të Gazës

Izraeli depërton në thellësi të Gazës
















TE FUNDIT

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
10 Shtator, 2025

Shifrat e reja zyrtare të Shteteve të Bashkuara tregojnë se ekonomia më e madhe e botës ka 911 mijë vende...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shtator 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
10 Shtator, 2025

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 10 shtator 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
10 Shtator, 2025

Dashi Financiarisht, sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në...

Lexo më shumë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com