Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: Janë vrarë 10 persona nga sulmet ukrainase në Belgorod

2023/12/30 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia: Janë vrarë 10 persona nga sulmet ukrainase në Belgorod

Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase të shtunën në qendër të kryeqytetit provincial të Rusisë, Belgorod, njoftuan autoritetet ruse. Guvernatori rajonal Vycheslav Gladkov tha se sulmi e goditi një zonë banimi dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve të mbrohen nga sulmet ajrore.


Rajoni Belgorod, i cili shtrihet në kufirin verior me Ukrainën, është përballur me sulme të artilerisë dhe dronëve gjithë vitin, sikur vendet tjera kufitare të Rusisë. Për këto sulme, autoritetet ruse e kanë fajësuar Ukrainën.

Dy banorë thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se kishin parë raketat e mbrojtjes ajrore duke u ngritur në qiell, të pasuara nga shpërthime në ajër. Gazeta Kommersant i citoi burime brenda Komisionit Hetues të Rusisë duke thënë se raketat e lëshuara nga rajoni i Ukrainës, Harkiv, i goditën një qendër tregtare, ndërtesat e banimit dhe një veturë.

Kievi nuk e ka komentuar këtë sulm, i cili rrallëherë merr përgjegjësinë për sulmet brenda shtetit të vet fqinj. Por, mediumi ukrainas RBC-Ukraine, i citoi burimet ukrainase duke thënë se forcat ukrainase e sulmuan Belgorodin si përgjigje ndaj bombardimeve ruse në qytetet ukrainase në dy ditët e kaluara.

Së paku 30 njerëz u vranë dhe mbi 160 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në qytetet e mëdha ukrainase më 28 dhe 29 dhjetor. Ukraina e ka cilësuar sulmin raketor rus si më të madhin deri tani në luftën pushtuese që Moska e nisi në shkurt 2022.

Cak i sulmeve ishin kryeqyteti Kiev, si dhe qytetet e mëdha si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi dhe Lvini. Forca Ajrore e Ukrainës tha se nuk kishte parë asnjëherë aq shumë raketa të lëshuara përnjëherë./ REL



Ju sugjerojmë

Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Bota

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

12 Qershor, 2026 2:47 pm
Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro të noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

12 Qershor, 2026 12:51 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Para
Izraeli depërton në thellësi të Gazës

Izraeli depërton në thellësi të Gazës

Radhë kilometrike automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan

Radhë kilometrike automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan

Lufta në Gaza, Hamas: Rreth 22 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 56 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Lufta në Gaza, Hamas: Rreth 22 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 56 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës
















TE FUNDIT

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
12 Qershor, 2026

Pas viteve të tëra negociatash, bllokimesh politike dhe përpjekjesh të dështuara, Bashkimi Evropian ka nisur këtë të premte zbatimin e...

Lexo më shumë

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
12 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 pritet të vendosë një tjetër rekord, këtë herë sa i përket pagesave për gjyqtarët e turneut....

Lexo më shumë

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
12 Qershor, 2026

Ukraina do t’u kërkojë aleatëve edhe 20 miliardë dollarë shtesë për të forcuar avantazhin e saj të përkohshëm ndaj Rusisë...

Lexo më shumë

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
12 Qershor, 2026

Një gjykatë e Seulit dënoi sot ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, me 30 vjet burg, me akuzën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}