Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-të humbin 911 mijë vende pune për 1 vit

2025/09/10 at 8:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

Shifrat e reja zyrtare të Shteteve të Bashkuara tregojnë se ekonomia më e madhe e botës ka 911 mijë vende pune më pak në 12 muaj.

Këto shifra tregojnë një ngadalësim të tregut të punës në periudhën e fundit të presidencës së Joe Biden.

Bureau of Labor Statistics (BLS) ka rishikuar shifrat fillestare të punësimit për mars 2024–mars 2025, të cilat kanë shkuar nga 1.8 milionë vende pune në rreth 911 mijë më pak. Mesatarisht, çdo muaj janë regjistruar 75 mijë vende pune më pak.

Një fitore politike për Trump

Rishikimi i dobët i punësimit mund t’i japë një avantazh politik Presidentit Donald Trump, i cili ka argumentuar se politikat e tij të tarifave dhe emigracionit nuk janë shkak i dobësimit të tregut të punës.

Të dhënat mujore të BLS, të ndjekura me kujdes nga investitorët dhe Wall Street, bazohen në sondazhe të përhershme të bizneseve. Ndërsa raporti vjetor i publikuar sot, 9 shtator, përdor të dhëna shumë më të gjera, duke përfshirë taksat e papunësisë nga çdo shtet, të dorëzuara nga punëdhënësit.

Agjencia do të publikojë një vlerësim përfundimtar të rritjes së punësimit në shkurt 2026, pas shqyrtimit të raporteve të tjera nga kompanitë.

Rishikimi më i madh në dekada

Ekonomisti Omair Sharif e quajti këtë rishikim “më të dobëtin që nga viti 2000”, ndërsa Samuel Tombs nga Pantheon Macroeconomics e përshkroi ndryshimin si tejet të madh, duke fajësuar modelin e BLS për llogaritjen e vendeve të reja pune nga kompanitë që sapo filluan ose mbyllën aktivitetin.

Këto shifra vijnë pas një raporti mujor të zymtë javën e kaluar, ku punësimi në SHBA pothuajse ishte ndalur në gusht, me vetëm 22 mijë vende pune të krijuara. Për pasojë, Trump shkarkoi komisioneren e BLS, Erika McEntarfer, duke pretenduar, se të dhënat ishin “manipuluar” kundër tij dhe Partisë Republikane.

Ai ka nominuar EJ Antoni, ekonomist dhe besnik i MAGA-s, për ta zëvendësuar, por ende pret miratimin e Senatit. Përkohësisht, agjencia drejtohet nga një zyrtar veteran.

Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com