Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjekmarkaj: Pse i ka zënë “gjumi” ambasadorët për lulëzimin e hashashit në Shqipëri?

2016/08/31 at 11:57 PM
në Aktualitet, Komente, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tani në Opinion/ Agron Gjekmarkaj: Arrestimi i ish-ministrit Spiro Ksera, një akt burracak i Prokurorisë

Analisti Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një shkrimi në Gazetën Panorama ka theksuar se si pasojë e lidhjeve të Policisë së Shtetit me krimin ka lulëzuar hashashi nga Veriu në Jug, pa dallim krahinor. 

“Me t’u kthyer në shtëpi heronjtë e lodhur nga “lufta” e Lazaratit, aty-këtu hashashi gjet “dinjitetin” e tij, sa në Labëri, aq në Gegni! Në sytë e dynjasë ia kemi dalë të jemi unikë me Kushtetutën e vitit 1976, ku shpalleshim si i vetmi vend ateist në botë! Përsëri mund ta fitojmë këtë primat me sipërfaqen e mbjellë me hashash në raport me territorin e paktë të këtij vendi gërryer shekujsh! Asokohe mburreshim me kromin, tani nën zë me tubat e narkotrafikut”, shkruan Gjekmarkaj.

Analisti thekson se dy janë mundësitë: ose çdo gjë bëhet nën kujdesin e segmenteve të caktuara të këtij shteti që për shef ekzekutiv  ka Edi Ramën, ose Rama me të vetët kontrollon veç sheshibn “Skënderbej” me grupin simbolik “Shqiponja”.

“Frika që sëmbon të madh e të vogël është se pranë së vërtetës rri hipoteza e parë! Në media është folur për një raport të Shërbimit Informativ Kombëtar, që akuzon për kujdestari shpirtërore ndaj hashashit drejtues të Policisë dhe administratorë lokalë!”, shkruan ai.

Ndërkaq, ai ka nenvizuar se opozita ka shprehur shqetësimin se me paratë e fituara prej tij mund të blihen zgjedhjet e vitit 2017. Sipas tij, ky është vërtet një shqetësim dhe problem i madh, por jo më i madhi.

“Fatkeqësisht, në vazhdën e denoncimeve dhe akuzave të përditshme, nuk përbën lajm rrëfimi tronditës i opozitës për këtë dukuri e as vetëmbrojtja dhe mohimi i këtij fenomeni prej shefit të ekzekutivit! Rutina shqiptare dhe intensiteti i ngjarjeve duket sikur na ka mësuar me të keqen, duke deligjitimuar çdo kauzë. Lajmi kësaj radhe duhet kërkuar te heshtja! “Gjumi” prej “shelegu” i ambasadorëve për këtë çështje është vërtet lajm që meriton vëmendje!”, shkruan Gjekmarkaj.

Ai thekson se një ditë hashashi mund t’i rrezojë të gjithë, edhe politikën që përfiton prej tij, duke zënë nën vete Shqipërinë.

“Ai ka politikat e veta “kulturore”! Mbase një ditë fantazistët në sqepat e shqiponjës së Flamurit mund të ënderrojnë dy degëza nga ai soj! Të nderuar Ambasadorë, nëse nuk ju duket hall, shprehuni për të si kuriozitet!”, thekson Gjekmarkaj.

Etiketa: Agron gjekmarkajambasadorethashashi

Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Horoskopi  26 Dhjetor 2015

Horoskopi, 1 shtator

Grerëza pickoi Majlinda Bregun, alarmohet ministri Beqja

Grerëza pickoi Majlinda Bregun, alarmohet ministri Beqja

Konflikti me armë në Laç pas sherrit për pronat, arrestohet autori

E fundit/ Ja se si efektivi i dehur qëlloi me armë në Fier

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com