Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gërdeci, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

2022/07/27 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gërdeci, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun. Mediu i ishte drejtuar Kushtetueses me kërkesë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së lartë.

 “Kolegji çmon se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Kolegjit Kushtetues.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 205, datë 24.09.2021, vendosi revokimin e vendimit të pushimit të hetimeve dhe kthimin e akteve Prokurorit të Posaçëm për të proceduar, pasi imuniteti parlamentar në kohën e procesit të ngritur ndaj Mediut përbënte thjesht një pengesë të përkohshme procedurale për procesin penal, i cili duke qëndruar i pushuar përpara Kolegjit të Gjykatës së Lartë, me rënien e kushtit rifillonte ndjekja penale.

Kundër këtij vendimi Mediu paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë.

Por, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi  mospranimin e rekursit te Mediut, duke arsyetuar se të gjitha pretendimet e ngritura në rekurs nga kërkuesi nuk janë të atilla që të cenojnë vendimmarrjen e asaj gjykate, pasi nuk ka mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural me rëndësi për njësimin ose zhvillimin praktikës gjyqësore apo me pasojë pavlefshmërinë e vendimit, pavlefshmërinë absolute të akteve ose papërdorshmërinë e provave në dëm të shtetasit që ka paraqitur rekurs, si dhe nuk rezulton që vendimi i ankimuar është në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Në datën 09.05.2022, Mediu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Por Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e Mediut.

Mediu po procedohet për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues”.

Kujtojmë se shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 27 të tjerëve, plagosjen e lehtë të 109 të të tjerëve. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-prokurorin e Tiranës, akuzat ndaj tij

Prokuroria e Durrësit merr të pandehur ish-prokurorin e Tiranës, akuzat ndaj tij

A ju kanë uruar diplomatët e huaj? Meta: Nuk pres vota nga ndërkombëtarët

Partia e Lirisë zgjedh drejtuesit e rinj, Tedi Blushi Sekretar i Përgjithshëm

“Gënjen edhe për kohën”, Meta për Bashën: Nuk i besova kurrë një mashtruesi ordiner

Zyrtari i lartë në dosjen e ish-Sigurimit/Zbardhet letra, del emri i Ilir Metës

TE FUNDIT

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com