-U tha në Opinion

Gazetari zbulon lëvizjet e blindave me mln €: Në përgjime ka rënë…


               Publikuar në : 21:32 - 11/04/19 |
geliano fataj

Grabitësit e disa milionë eurove në Rinas, duket se kanë patur informacion të detajuar në lidhje me transportin e valutave. Kanë qenë tre banka të nivelit të dytë, që do të nxirrnin sasinë e lekëve jashtë Shqipërisë, drejt Vjenës.

Societe General Albania kishte tre autoblinda të shoqërisë së Anakonda, Raiffeisen Bank po ashtu tre autoblinda në shoqërisë Nazeri si dhe Tirana Bank me 3 autoblinda të Oktapus.

 

Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, që publikoi dhe mëyrën se si lëvizën autoblindat që çuan paratë në Rinas./Opinion.al

Pas