Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari për pasion / Figura femërore,potenciali i heshtur i vëndit tim!

2016/01/27 at 5:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari për pasion / Figura femërore,potenciali i heshtur i vëndit tim!

Nga: Greta LLAMBRO


Përditshmëria më bën të reflektoj,të shoh prej së largu,e të evidentoj qartazi se në
këtë vënd gjen me mijëra arsye për të ngritur zërin, me nota ulëritëse mund ta them
me bindje,por ajo që më shumë më indinjon, më krijon një ndjesi zbrazëtie,e më
bën të ngre kokën e të shoh në sy sesi denigrohet pa pendesën më të vogel roli i
femrës në shoqëri.

Në perceptimin tim,femra është identiteti i një shoqërie të zhvilluar, që ecën paralel
me kohën,me mundësitë,me zhvillimin,me ëndrrat e prekshme dhe realitetin
plotësues të gjithësecilit.Por,më duhet të kthehem aty ku e nisa, në vëndin ku Unë
kam zgjedhur të jetoj,e studioj momentalisht.

Në Shqipërinë time të vogël, rastësia, apo ndoshta ndonjë forcë e paspjeguar,ka
bërë bashkë,e mbivendosur shumë probleme,por nga ana tjeter na ka dhënë dhe
forcën për të përballuar në mënyrën e duhur ato çështje që meritojnë një vëmendje
të vecantë,për vijueshmërinë e një vendi që aspiron shumë më shumë se sa
zotëron!

Unë besoj në lidershipin femëror,besoj në forcën e femrës Shqipëtare, sepse ajo
ç’ka buron brenda nesh është dicka që as nuk mund të blihet,e të shitet, por vetëm
të investohet në mënyrën e duhur!Pamundësia ekonomike shpesh herë të sjellë
përpara rrugë jo fort të kënaqshme,jo të duhura e të merituara në pakicë apo
shumicë rastesh qofshin. Femrat bien preh e pabesisë mashkullore,e blerjes së
personalitetit të tyre,e shfrytëzimit në mënyrë barbare nga një ego e çmendur
maskiliste.

Shoqëria jonë i imponohet një rregulli të pashkruar, se mashkulli gjeneron forcën
më të madhe në këtë vend, se pa të nuk i’a del dot,se ai është Zoti vetë, dhe se
nënshtrimi përballë figurës delirante së maskilizmit Shqipëtar,është kushti bazë për
të pasur një marrëdhenie normale, qoftë sentimentale apo shoqërore.

Me druajtje mund të them se jemi larg pavarësisë së figurës femërore,por jemi
shumë më pranë thyerjes së heshtjes përballë maskilisteve që forcën tonë, e
përkthejnë si dobësinë e tyre.Pikërisht, asaj çfarë i druhesh më tepër, të kthehet si
bumerang në antivlerat e stisura mbi të cilat ecin e zvarriten mijëra të tillë.

Më duhet ta pohoj,ta shoh realitetin në sy,se meshkujt i blejnë femrat,e keqpërdorin
padijen e tyre shpesh herë, i zënë në kurth thënë ndryshe, por jo gjithmonë në rolin
e së paditures. E njoh prej së largu edhe këtë model femëror që nuk do dëshiroja të
ndalesha për të vetmen arsye,se më pelqen të shoh aty ku ka dritë, aty ku Unë besoj
se ka potencial femëror e zhvillim emancipues, ku mbingarkohet në disa raste, dhe
tërësisht hesht në pjesën e mbetur.

Nuk do doja kurrsesi që mendësia mashkullore të drejtoj një qënie kaq të brishtë,ti
tregojë asaj rrugën e përkatësisë dhe”pronësimin” e saj, sikur të ishte thjesht një
llogaritje më teper në bilancin mashkullor. Nuk do doja të shihja më raste ku
femrat nuk gjejnë forcen për t’ia dalë mbanë të vetme,por thellojnë vetminë e tyre
në meshkuj të gabuar. Ky është dështim,dështim që vetëm faktori kohë do mund
t’ia lehtësojë peshën e ndikimit të gabuar.

Fatkeqsisht nuk e kemi në dorë të ndryshojmë fatet e mijëra femrave Shqipëtare të
dhunuara psikologjikisht apo fizikisht,por rebelimi ndaj të tilla formash presioni
duhet të jetë nga çdo individ që e cileson veten një qytetar të përgjegjshëm. Nga
çdo femer që e ndjen barrën e rëndë të dhunës mbi figurën e një femre tjetër, një
solidarizim femëror që duhet të prek çdokënd nga ne,që besojmë për një vënd me
barazi gjinore!

Ky shkrim i dedikohet gjithë atyre që kanë vullnetin dhe durimin ta shohin këtë
vlerë të shoqërisë në lartesinë që meriton të jetë. Do duhet të kthejmë kokën në ato
raste ku femrat nuk i’a kanë nevojën kujt për të udhëhequr,për të qenë të vendosura
në JO-në e tyre, për të mos pasur frikë të kërkojnë të drejtën e munguar,dhe për ti
treguar palës tjetër, se nuk janë rivalët tanë,dhe se nuk i shohim si të tillë.
Barazia midis nesh ndoshta nuk do të vijë,ndoshta mund të jetë e afërt, por kurrsesi
nuk duhet konceptuar më nënshtrimi dhe mosvlerësimi i figurës femërore, si një e
drejtë e pa merituar që kërkoni!

Për nënat e ardhshme,një këshillë të sinqertë:Edukoni mirë djemtë tuaj, u mësoni
që në ecjen e parë sesa e rëndësishme është figura femërore që u dha jetë…Ndoshta
e nesërmja do të jetë më premtuese!

Për lexuesit e mirë, Greta LLAMBRO!



Ju sugjerojmë

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Para
Video/ Pamje spektakolare nga maja e piramidës në Egjipt

Video/ Pamje spektakolare nga maja e piramidës në Egjipt

Studimi/ Fusha që zgjidhni të studioni tregon shumë për personalitetin, zbuloni tuajin

Studimi/ Fusha që zgjidhni të studioni tregon shumë për personalitetin, zbuloni tuajin

Gazetari për pasion /VARGONJTE E VETVETES, APO TE QYTETIT TIM

Gazetari për pasion /VARGONJTE E VETVETES, APO TE QYTETIT TIM

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
20 Qershor, 2026

Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze....

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
20 Qershor, 2026

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është paditur për korrupsion dhe abuzim përmes ndikimit të paligjshëm. Në një urdhër të...

Lexo më shumë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}