Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetar për Pasion/ Në kërkim të idhujve politikanë.

2016/02/19 at 7:56 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetar për Pasion/ Në kërkim të idhujve politikanë.

Nga Elsi Mati

Në SHBA, në majën e malit Rushmore janë gdhendur figurat e katër presidentëve të këtij shteti lider
boteror. Ata janë dhe identifikohen me Washingtonin, si shpallësin e pavarësisë, me Xhefersonin,
diplomatin dhe babain e kushtetutës, Abraham Lincoln i cili mbajti Amerikën të bashkuar dhe me
figurën që simbolizoi progresin Amerikan, i cili i dha vulën një superfuqie të re botërore, personifikuar
me Theodore Roosevelt. Kështu, në këtë katërkëndësh,u kapën katër kulmet që përfaqësojnë kolonat në
shtet, siç është formimi apo lindja, rendi ligjor, të përfaqësuarit dhe ekonomia. Për të kaluar në vatanin
tonë, këtu male kemi plot, na duhet të gjejmë figurat për gdhendje, duke bërë një paralelizim, sigurisht në
përmasa shqiptare të atyre shtetarëve që ngritën e tentuan, theksoj tentuan kontributin në shtetin
tonë. Jemi në kërkim të simboleve politike drejtuese, se në ndërtimin e shtetit gjithsecili ka dhënë
kontribut, duke përfshirë edhe atë bujk diku në ndonjë fshat. U munduam të gjenim një themelues shteti
si Washingtoni, menjeherë mendja të shkon tek Ismail Qemali. Ndryshe nga ai, plaku i Vlorës themeloi një
shtet me lindje të vështirë e shëndetlig, në ato rrethana që erdhën, ftohej me gripin e parë sapo
“temperaturat uleshin”. Shteti që la nuk kishte baza të forta, sigurisht jo për mungesë dëshire nga ana e
tij. U munduam të gjenim babain e kushtetutës Xhefersonin, por kjo duket e pamundur. Në Shqipëri ligji
nuk ka një baba, por shumë njerkë që bëjnë kushtetutë e ligje sipas orekseve të çastit. Kjo kushtetutë apo
këto ligje në këtë pazbatueshmëri janë formale dhe vetëm sa mbajnë gjallë rendin ligjor, ushqejnë atë
fëmijë thatim të lindur një shekull më parë me serume dhe jo me një ushqim-sistem ligjor të
qëndrueshëm. Vazhdojmë në ndjekje të figurës së Abraham Linkolnit, të kuptohemi një mjegull
ngjashmërie të tij, se kur kërkon Linkoln në Shqipëri është diçka pa lidhje, sikur ta vret veshin. Përpjekja e
tij e jashtëzakonshme për të mbajtur të bashkuar Amerikën, një rol i jashtëzakonshëm i tij. Po këtu cili
është një figurë publike, politikan që mund të mbajë një Shqipëri të bashkuar, edhe pse kurrë s’kemi
kërkuar ndarje, përkundrazi është mbajtur ky bashkim nga ne këtu poshtë, se ata lart vetëm ndjenjë
bashkimi nuk kanë. Me lupën në dorë për të gjetur figurën e Theodore Roosevelt, progresistin,
tiparin në të cilin SHBA vulosi fuqinë,progresin ekonomik, që kishte nisur më herët.
Po këtu çfarë reforme është marrë!?Kush e nisi, vazhdoi e përfundoi?
Cili e meriton të skalitet në granit. Sikur një iniciator të gjenim të paktën. A mund ta kërkojmë
dhe të gjejmë një të tillë në shtetin më të varfër të Europës?! Reformat tona ekonomike janë të tipit, psh
në infrastrukturë, diku në një rrugë shkruhet “RRUGË E NDËRTUAR NGA PARTIA DEMOKRATIKE”. Jemi në
një reformë, bie fjala në shëndetësi, ku vihet një aparaturë zemre në spitalin e Beratit, dhe aty shkon
ministër e kryeministër për të lartësuar këtë vepër që sollën në spital. Drejtuesa të “merituar, këta vite
demokracie nuk gjetëm, se ata pas çlirimit e para demokracisë janë të qoftëlargut. Male ka plot, granitë e
gëlqerorë, ishin gati të zhveshur nga pemët e prera, për të skalitur ata katër liderë, që kurrë nuk u
gjetën, të shohin me krenari nga Shqipëria. E meriton padyshim shtetformuesi Ismail Qemali, por ndryshe
nga Washingtoni që sheh me krenari drejt horizontit në malin e Dakotës së Jugut, burri i pavarsisë tonë
duhet gdhendur me kokën ulur, e një dorë te balli qortues e i mendueshëm. Sa keq Shqipëria ime sot, e
hutuar,e përçarë,e varfër.

Nga Elsi Mati

Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
E pazakontë/ 4 vjeçari dënohet me burg përjetë

E pazakontë/ 4 vjeçari dënohet me burg përjetë

Foto-lajm/ X5 me shpejtësi përplaset me shtyllën në Laprakë

Foto-lajm/ X5 me shpejtësi përplaset me shtyllën në Laprakë

Ja çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Ja çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com