Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta “E për7shme”, avanguarda dhe letërsia e paekspozuar

2016/04/23 at 11:06 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gazeta “E për7shme”, avanguarda dhe letërsia e paekspozuar

Nga Petrit NIKA


Në fillim të viteve “90, respektivisht në vitin 1992, në atë stinë të dekadës kur rrugët e qyteteve shqiptare filluan të boshatiseshin nga ambalazhet e cigareve Arda që zëvendësoheshin me ambalazhet e cigareve Cooper dhe pas pak do iu shtoheshin me bujari edhe ambalazhet e çokollateve Hilal; kur anijet trembeshin të afroheshin në molin e Durrësit e të Vlorës dhe trenat shkatarraqë vejevinin nën breshërin e gurëve nëpër hekurudhat shqiptare; kur pantallonat blue jeans dhe modeli i flokëve bishtpëllumb rrekeshin të shkërbenin si diferencim social në mesin e rinisë shqiptare të asaj kohe në sensin e një statusi supremacie të padiskutueshme; kur partitë e reja politike po lindnin njëra pas tjetrës bashkë me gazetat përkatëse, fenomen pjellorie që s’ka reshtur ende edhe sot pas 24 vjetësh, shfaqet në katër numra gazeta më e çuditshme që kishte parë ndonjëherë publiku shqiptar, – gazeta E për7shme.

Shumëkush dhe midis tyre edhe unë, aso kohe u befasuan nga prania e saj krejt ndryshe në mesin e gazetave të tjera të shtypit të asaj kohe.
Ajo ishte krejt ndryshe në çdo aspekt. Nuk shpaloste asnjë projekt politik, asnjë mesazh inkurajues për të ardhmen e vendit, asnjë elozh për asnjë, asnjë lajm, asnjë thashethem, asnjë mllef, asnjë fyerje, asnjë kërcënim, ishte thjesht ndryshe edhe pse ishte pagëzuar si ‘E për7shme’.

Në fakt, në paradoks dhe oksimoron të plotë me të gjitha, ajo nuk përshtatej me asnjë. Kjo ka qenë e para gazetë pluraliste letrare e post diktaturës që iu bënte karshillëk gazetave e revistave letrare serioze si Drita dhe Nëntori, për të cilën tashmë pak kush kujtohet dhe pak kush e mban mend, por jo ne, brezi jonë që afër dhe larg, kudo në trojet shqiptare që i ndjenim me të njëjtën gjatësi vale ngarkesat emocionale të kohës dhe ishim mbledhur rreth letërsisë si elektronet e të njëjtit atom.

Ajo ishte ndryshe sepse eksperimentonte krejt natyrshëm për herë të parë në letërsinë shqipe avanguardën e niveleve europiane. Elementë të avanguardës i gjejmë edhe më të hershme në letërsinë tonë që me De Radën, Mitrush Kutelin, në veçanti me Migjenin, i cili është i pangjashëm me asnjë etj., por në fakt thyerja e plotë avanguardiste u shfaq më e plotë për herë të parë vetëm tek kjo gazetë.

Në maj të vitit 2004 në Universitetin e Tiranës Departamenti i Letërsisë organizoi një seminar shkencor me temën: “Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare”, ku shumë studiues shpalosën pikëpamjet e tyre mbi fenomenin e avanguardës dhe shfaqjen e saj në letërsinë tonë. Unë nuk kam qenë në atë seminar, por punimet e atij seminari i kam lexuar në përmbledhjen që doli më vonë. Duke ndjekur me radhë studimet e publikuara vë re se autorët më të shumtë e kalojnë përciptazi “92-shin dhe vitet që pasuan më pas dhe rreken ta zbulojnë avanguardën atje ku është më pak, madje ku mund të mos merret shkencërisht si e tillë. Autorët që e kishin themeluar, grupoheshin asokohe tek kjo gazetë, apo në largësi, pavarësisht pjesëmarrjes, e ndjenin veten tek ky grupim, atëherë ishin 16 deri 22 vjeçarë, ndërsa tani edhe më i riu prej tyre i ka kaluar të dyzet vjetët.

Disa shkruajnë ende dhe kanë krijuar një profil të qartë publik si njerëz të letrave, disa të tjerë kanë reshtur që atëherë së shkruari dhe nuk ndjehen më, disa botuan vetëm një apo dy libra më vonë, disa s’botuan dot asnjë libër, ndonjëri prej tyre, siç është rasti i Ilir Belliut, fatkeqësisht nuk jeton më. Mund të përmend ndër këta të rinj që botonin aso kohe tek E për7shme: Ervin Hatibin, Agron Tufën, Mark Markun, Virion Graçin, Dritan Xhelon, Ilir Belliun, Rudi Erebarën, Rudian Zekthin, Ilirjana Stringën, Eneida Topin, Lindita Aliun etj.

Nga këta, të mbijetuarit më të suksesshëm të kësaj letërsie janë Agroni, Virioni dhe Ervini. Por në rrethana të tjera në kontekstin e kësaj letërsie, me frymë dhe fizionomi letrare specifike dhe solide, pavarësisht jo përfshirjes në këtë rreth letrar, ishin edhe Arian Leka, Gentian Çoçoli, Luljeta Lleshanaku, Parid Teferiçi, Olimbi Velaj, Luljeta Dano dhe ca më vonë edhe Granit Zela, Flurans Ilia, Ermir Nika dhe vetë autori i këtyre radhëve. Në fakt ajo që shpërfaq E për7shme në gjithë këtë panoramë letrare të viteve “90, është shumë specifike dhe unë ua kam zili atyre që përmenda më lart dhe që patën fatin ta lënë aq shkujdesur gjurmën e tyre rinore (të papërsëritshme) në këtë gazetë.

Ata botuan vetëm katër numra të gazetës së tyre dhe i shpërndanë bashkë me shtypin politik të kohës në gjithë Shqipërinë e vitit 1992, thyen tabunë, bënë shaka me gjithçka, sollën në letërsi zhargonin e gjeneratës së cigareve Arda që ishte në perëndim e sipër dhe zhargonin e atij brezi rinor që po e përjetonte plot shpresë dhe entuziazëm lirinë, madje botuan edhe një antologji krejt provokuese të përbashkët të titulluar: “O moj Shqypni dhe poema të tjera”, më pas për ca kohë heshtën për t’u shfaqur tashmë vetëm, ose të grupuar tek gazeta “Fjala”, e themeluar dhe e drejtuar nga Agron Tufa, i cili ishte njëri nga përfaqësuesit kryesorë të këtij brezi, gazetë e cila u botua nga fillimi i viteve “00 e deri nga fundi i vitit 2005 si gazetë dhe nga viti 2006 deri në vitin 2007 si revistë periodike. Më pas heshti edhe ajo.

Kjo është panorama më e paekspozuar e letërsisë sonë, madje do të thosha edhe më e paekspozuar sesa letërsia e bejtexhinjve të shek. XVII, e paekspozuar sepse ende nuk është parë në tërësi në një këndvështrim historiko-letrar specifik nga studiuesit e katedrave tona universitare, të cilët ende përpiqen ta gjejnë avanguardën, apo erotizmin, në letërsinë tonë të Rilindjes me të cilën kanë një jetë që merren dhe s’ia kanë dalë mbanë ende; është e paekspozuar sepse është mbytur në oqeanin e madh të mediokritetit dhe trivialitetit të pafund që i karakterizon botimet e pafundme shqiptare të kësaj periudhe, ku protagonistë janë të gjithë, që shkruajnë për të gjithë dhe lexuesi i ka braktisur tashmë pothuaj që të gjithë. Ndoshta për këtë gazetë dhe për këtë letërsi do të flitet më hollësisht më vonë, ndoshta asnjëherë, por kurrë nuk duhet të harrojmë që ka ekzistuar.
*Kumtesë e mbajtur në Bibliotekën e Beratit, më 22 prill 2016, me rastin e përurimit të romanit “Stina e hijeve” të Virion Graçit.

Botuar nga Mapo



Ju sugjerojmë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje

9 Qershor, 2025 1:36 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Aktualitet

‘Jemi në mision epik!’/ Berisha: Një funksion kam, rikthimin e votës së lirë

9 Qershor, 2025 1:21 pm
Para
Historia e nënës shqiptare, i vranë djalin dhe tani e përndjek i shoqi

Historia e nënës shqiptare, i vranë djalin dhe tani e përndjek i shoqi

Fortunë në PS, terhiqen Dade e Dokle. Lihen jashtë Blushi e Hafizi

Fortunë në PS, terhiqen Dade e Dokle. Lihen jashtë Blushi e Hafizi

Video/ Kush është Donald Trump dhe si u bë ai i pasur

Metamorfoza e madhe e Donald Trump

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
9 Qershor, 2025

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas anglezë, të cilëve iu gjetën drogat e forta në dhomën ku qëndronin në...

Lexo më shumë

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
9 Qershor, 2025

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
9 Qershor, 2025

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze “Vanity Fair” Italia, qyteti i Beratit përshkruhet si një destinacion ëndrrash për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com