Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden në OKB

2024/09/23 at 4:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden në OKB

Të martën Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin e fundit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në cilësinë e presidentit amerikan.


Në qendër të fjalimit të Presidentit Biden dhe të takimeveve të tij të tjera në Nju Jork me udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, do të jetë situata në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i veprimeve të tij në këtë konflikt.

Kjo është hera e fundit që Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet një forumi të madh ndërkombëtar: qindra udhëheqësve që mblidhen çdo vit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fjalimi i zotit Biden vjen në një moment kyç, thotë përfaqësuesja amerikane në OKB.

“E themi çdo vit, por kjo asamble nuk mund të përkonte në një moment më kritik dhe sfidues. Lista e krizave dhe konflikteve që kërkojnë vëmendje dhe veprim duket se po rritet vazhdimisht”, thotë Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në OKB.

Në krye të kësaj liste është situata në Gazë. Në këtë çështje, qëndrimi amerikan nuk është në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të asamblesë, e cila javën e kaluar miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që i kërkonte Izraelit t’i japë fund pushtimit të territoreve palestineze brenda 12 muajve të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e 14 votave “kundër”, të cilat zonja Thomas-Greenfield thotë se ishin në përputhje me qëndrimin e Uashingtonit kundër “masave të njëanshme që pengojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”.

Analistët presin nga Presidenti Biden të flasë për mbështetjen e tij për Izraelin dhe Ukrainën. Sipas njohësve, këto dy konflikte janë dy sfidat më të mëdha të zotit Biden, ndërsa ai përfundon mandatin e tij.

“Me Lindjen e Mesme dhe shpresat për parandalimin e zgjerimit të konfliktit në një luftë rajonale, të gjithë mund të supozojnë mbi atë se çfarë do të ndodhë”, thotë zoti Kessler.

Një gjë është e qartë: ndërsa konflikti i afrohet kufirit të një viti, rreth 100 persona po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi. Shtëpia e Bardhë thotë se kthimi i tyre në shtëpi është përparësia kryesore dhe shtylla e një marrëveshjeje për të ndalur luftimet mes Izraelit dhe grupit militant.

Eksperti Kessler thotë se shumë udhëheqës do ta presin ngrohtë fjalimin e fundit të Presidentit Biden, pasi ai ka shfrytëzuar mandatin e tij për të rindërtuar aleancat dhe për të rivendosur normat globale.

“Ka shumë simpati për të në shumicën e vendeve. Sigurisht, ka disa vende që nuk e pëlqejnë”, thotë zoti Kessler.

Presidenti Biden flet në Nju Jork të martën./VOA



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Hetimi i krimit, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Hetimi i krimit, SHBA nis trajnimin e 15 hetuesve të AMP

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Tiranë/ Plagosën me thikë 42-vjeçarin, policia arreston dy autorët

OKB shpreh shqetësim se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon “në tjetër nivel”

OKB shpreh shqetësim se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon “në tjetër nivel”
















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}