Sport

Gara e veçantë në Hungari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 08/05/22 |
Opi Nion

Për herë të tretë, në Hungari është mbajtur gara ku burrat mbajnë në shpinë gratë e tyre duke vrapuar në terrene aspak normale. Në garën 260 metra të gjatë, çiftet u përballen me pengesa si goma makinash e gropa të mbushura me ujë e llucë.

Organizatori i garës, tha se mbi 30 çiftet kishin pranuar me mjaft dëshirë të merrnin pjesë në garën, për t’iu larguar zonës së rehatisë ditore.

Kjo disiplinë sportive besohet se është praktikuar në epokën e vikingëve. Në kohët moderne, tradita është respektuar kryesisht në Finlandë, e cila e organizon garën prej vitit 1990.

Ndërkohë, në Estoni, mbajtja e gruas me kokë poshtë dhe këmbët mbi supet e burrit të saj janë pagëzuar me emrin “stil estonez”. Një garë tepër interesante dhe sfiduese, ku sigurisht nuk mungon adrenalina./ Klan News

Pas