Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gabimi i QKB-së ngarkon me 5 milionë Lekë të vjetra detyrime qytetaren nga Vlora

2023/01/04 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gabimi i QKB-së ngarkon me 5 milionë Lekë të vjetra detyrime qytetaren nga Vlora

Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e saj “Internet kafe” të cilin e përdori për rreth 4 vjet në këtë qytet.


Para pak kohësh i kërkojnë nga tatimet të paguajë 5 milionë lekë për shkak se rezulton me detyrime të papaguara për periudhën janar 2018-qershor 2018.

Por çfarë ka ndodhur?

Një zonjë po me të njëjtin emër, por me subjekt “parukeri” në Tiranë rezulton se ka bërë aktivizimin e aktivitetit, por me NIPT-in e pezulluar të Aurorës nga Vlora.

“Stop” zotëron formularin e aplikimit që është bërë në Janar 2018. Ky formular tregon qartë se përveç emrit të njëjtë “Aurora Liço” dhe numrit të NIPT-it,  çdo gjë tjetër ndryshon dhe është miratuar duke hedhur firmën, nëpunësja e QKB Tiranë, Blerina Hoxha.

Bashkëshorti i Aurora Liços: Licenca është pezulluar në vitin 2015 dhe më është aktivizuar në vitin 2018 përsëri. Kam pasur një aktivitet sallë interneti në Vlorë dhe e kam pezulluar për arsyet e mia dhe kam pasur probleme me Drejtorinë e Tatimeve në Vlorë. E hapa në vitin 2011 dhe e pezullova në  2015-ën dhe nuk e kam përdorur më.

Gazetari: Befasisht u vutë përballë një fakti të çuditshëm ku tatimet ju kanë kërkuar që të paguani një detyrim të papaguar ose të vonuar që shkon sa?

Bashkëshorti i Aurora Liços: Shkon diku te 5 milionë Lekë të vjetra. Sipas Drejtorisë së Tatimeve duhet t’i paguaj këto shuma sepse sipas tyre është riaktivizuar licenca në Tiranë e jo në Vlorë me partneritet të zonjës që e ka hapur dhe më kanë ngarkuar mua prapë me detyrime.

Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve Vlorë thotë se është në dijeni të rastit. Ai shpjegon, se është këshilluar tatimpaguesi që të ndjekë rrugët e duhura ligjore në QKB, Apelimi Tatimor etj. Pas gjithë kësaj procedure pranohet se ka ndodhur ky problem.

Sokol Kananaj: Ne e dimë rastin në fjalë. Zonja Aurora Liço është aktivizuar nga QKB. Kemi kontaktuar me tatimpaguesin. E kemi këshilluar për të kryer veprimet ligjore, Drejtorisë së Apelimit, Drejtorisë së Përgjithshme QKB-së për veprimet të cilat janë detyrimi i një aktivizimi të padrejtë, gjë për të cilën ne nuk e verifikojmë dot sepse është një institucion që nuk i përket drejtorisë tonë. Për këto arsye, kemi këshilluar tatimpaguesin që të ndjekë të gjitha veprimet ligjore duke iu drejtuar institucioneve më lart. Përgjigjia mesa jemi në dijeni ka ardhur që aktivizimi është bërë gabimisht me një subjekt tjetër, por për të cilën ne nuk ndërhyjmë dot në sistemin tonë pa ardhur një konfimim ose nuk mund të falim detyrimet të cilat janë aktivizuar nga tatimpaguesi ose gabimisht nga institucionet e tjera.

Gazetari: Si mund të jetë rruga më e drejtë dhe nga cilat institucione në mënyrë që të shikohet me imtësi dhe t’i jepet një zgjidhje për të mos ta çuar ndoshta në një organ tjetër siç mund të jetë Gjykata?

Sokol Kananaj: Realisht duhen verifikuar faktet dhe provat pse ka ndodhur ky gabim ose arsyet të cilat e kanë shtyrë tatimpaguesin që të lindin detyrime deri këtu dhe në rast mosrakordimi, bëhet i detyruar që t’i drejtohet institucioneve të tjera ligjzbatuese.

QKB në përgjigjen që i nisi emisionit “Stop”, u shpreh se i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Vlorë ku i kërkon që të merret parasysh se subjekti në fjalë është ngarkuar gabimisht me detyrime tatimore gjë që sipas institucionit, do të zgjidhet./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Burrat e Kukësit dhe gratë e Tiranës jetojnë më gjatë

Burrat e Kukësit dhe gratë e Tiranës jetojnë më gjatë

Xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipi është vrarë dhe zhdukur, pasojat na erdhën nga…

Softa: Nëse nuk ka kufomë, e besueshme është që Ervis Martinaj është gjallë

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 5 janar 2023
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}