Duket e pabesueshme, por e vërtetë. Portieri i Liverpool Adrian nuk do të luaj ndeshjen e ardhshmepër shkak të një dëmtimi që iu shkaktua nga një tifoz gjatë festës për Superkupën.
Tifozi i cili u fut në fushë për të festuar së bashku me lojtarët, por ai rrëshqiti dhe i shkaktoi Adrian një dëmtim në kavilje.
Nga ai moment fatkeq, portieri spanjoll, i cili u kthye në titullar pas lëndimit të Alison, rrezikon të mos luajë në ndeshjen e kampionatit ndaj Southampton.
Adrian ishte heroi i ndeshjes, pasi cili priti penalltinë vendimtare duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Konfirmimi për dëmtimin e portierit e dha edhe trajneri Jurgen Klopp, duke paralajmëruar kështu mundësinë e aktivizimit të Endi Lonergan./ Opinion.al E.Xh