Aktualitet

Fushë Krujë/Përplasen dy makina, ndërron jetë një prej shoferëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:09 - 23/07/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë, ku nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej tyre. Viktima është 60-vjeçari Qemal Shabani, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër dhe një pasagjere kanë mbetur të plagosur.

“Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia që po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Opinion.al

Pas