Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Furtunë në Kosovë/ Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe shefin e Inteligjencës

2018/03/30 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Furtunë në Kosovë/ Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm dhe shefin e Inteligjencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi. Ky vendim erdhi pas operacionit të djeshëm të realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Këta të fundit punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.


Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit. Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për një veprim të tillë.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ishte i pari që kritikoi autoritetet për kryerjen e këtyre arrestimeve.

“Arrestimi i sotëm i gjashtë shtetasve turq, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin “Mehmet Akif” të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit, as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë, u shpreh ai.

Pas Veselit ka reaguar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, që ka shprehur habinë e tij për këtë operacion.

“Përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe depërtuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e depërtimit. “Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe depërtimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka reaguar i fundit për operacionin e AKI-së dhe Policisë.

“Jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tone. Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë depërtuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë”, deklaroi Thaçi.

*urdheri per shkarkimin e Sefajt dhe Gashit

 

Etiketa: dritol gashiflamur sefajkosoveshkarkime


Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
Bleu një sanduiç në një prej kafeneve të njohura të Tiranës, moderatorja e njohur irritohet nga ajo që sheh

Bleu një sanduiç në një prej kafeneve të njohura të Tiranës, moderatorja e njohur irritohet nga ajo që sheh

Enca nuk heq dorë nga deklarata e cila e futi në sherr me Noizy-n

Enca nuk heq dorë nga deklarata e cila e futi në sherr me Noizy-n

Video/ Plas grushti në club teksa performonte këngëtarja shqiptare, situata del nga duart

Video/ Plas grushti në club teksa performonte këngëtarja shqiptare, situata del nga duart
















TE FUNDIT

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}