Një 65-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme teksa është përplasur nga një furgon.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë ku drejtuesi i një furgoni, 21-vjeçari me iniciale I.M ka aksidentuar për vdekjen këmbësoren 65-vjeçare me iniciale S.B.
21-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Opinion.al/