Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuqizimi i ndikimit njerëzor nëpërmjet teknologjisë

2024/06/09 at 9:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fuqizimi i ndikimit njerëzor nëpërmjet teknologjisë

Teknologjia po zhvillohet shumë më shpejt se shkalla e përshtatjes së kompanive ndaj saj.


Është e domosdoshme një qasje ndaj teknologjisë me një mendje më të hapur, duke e përqafuar, duke bashkëjetuar dhe duke përfituar sa më shumë prej saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

 

Teknologjia po pozicionohet gjithmonë e më shumë si një trend i rëndësishëm, që po ndikon tregun e punës edhe në vendin tonë.

Në raportin e Trendeve të Kapitalit Njerëzor, të zhvilluar nga Deloitte Albania, rezulton se teknologjia dhe përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar rezultatet e punës është shumë i rëndësishëm për 67.92% e organizatave pjesëmarrëse në vrojtim.


Nga ana tjetër, organizatat pjesëmarrëse në vrojtim për Shqipërinë shprehen se janë gati për të adresuar këtë trend, pothuajse në nivele të ngjashme me shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.

Më konkretisht, 38.95% e pjesëmarrësve në vrojtim u përgjigjën se janë gati për të përdorur teknologjinë, si një mjet për të përmirësuar rezultatet e punës dhe performancën e ekipit.

Nga këndvështrimi ynë, këto rezultate tregojnë se ky trend nuk ka të njëjtën kuptueshmëri si në vendin tonë, ashtu edhe për organizatat e tjera pjesëmarrëse në Europë.

Ky trend, në vetvete, tregon se përdorimi i teknologjive të avancuara kërkon së pari identifikimin e nevojave për investim në teknologji, shoqëruar kjo edhe me kryerjen e investimeve të mëdha në këtë drejtim.

Por sa gati janë bizneset në vend për të alokuar një pjesë të madhe të buxhetit të tyre për këto investime?!

Po ashtu, aplikimi i këtij trendi lidhet ngushtë edhe me ndryshimin e mendësisë dhe të qasjes ndaj punës, ndërkohë po i njëjti vrojtim tregon se organizatat në Shqipëri vazhdojnë i qasen punës dhe vendit të punës në të njëjtën mënyrë tradicionale si dikur.

Organizatat pjesëmarrëse në vrojtim, si në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera në Europë, aktualisht janë duke e përdorur teknologjinë në mënyra dhe për qëllime tradicionale: për të lehtësuar komunikimin mes anëtarëve të ekipit në vendndodhje të ndryshme apo rritjen e eficiencës në punë.

Ndërkohë, për 2 deri në 4 vitet e ardhshme, fokusi i tyre do të zhvendoset në përdorimin e teknologjisë si një element që do t’i lejojë njerëzit të përmirësohen në punën e tyre, duke ju krijuar më shumë kohë për të investuar në aftësimin apo riaftësimin e tyre.

Sigurisht kjo kërkon edhe trajnimin e punonjësve për ta përdorur siç duhet teknologjinë. Këtu mund të sjellim në vëmendje p.sh. chatgpt i cili, nëse përdoret siç duhet mund të sjellë shumë përfitime për punonjësit.

Në Deloitte, punonjësit mund të përdorin myAI lite që është një tool i ngjashëm me chatgpt i posaçëm vetëm për skuadrën e Deloitte, që mund të përdoret në çdo moment për të draft-uar email-et, për t’iu përgjigjur pyetjeve apo për të përkthyer materiale.

Kjo tregon më së miri një rast kur teknologjia përdoret në marrëdhënie simbiotike dhe nuk ndalohet përdorimi i saj, por përkundrazi nxitet në funksion të rritjes së eficiencës.

 

Si është perceptuar teknologjia dikur dhe si është sot?

Në zhvillimet e hershme, teknologjia shihej si një mënyrë për të zëvendësuar punët të cilat ishin rutinë apo të rrezikshme ndaj jetës dhe shëndetit të punonjësve.

Më pas, pavarësisht zërave mbi ndikimin negativ të zhvillimit teknologjik në punësim u evidentua se teknologjia po ndikonte në shtimin e profesioneve dhe roleve të reja të punës.

Sot, po vërehet se teknologjia jo vetëm nuk do të zëvendësojë njerëzit, por përkundrazi po i ndihmon dhe do t’i fuqizojë më tej ata të rrisin produktivitetin dhe suksesin në punën dhe jetën e tyre.

Teknologjia do të automatizojë proceset e punës që janë rutinë dhe nuk kërkojnë ndërveprim njerëzor, duke ju dhënë punonjësve më shumë kohë për të thelluar aftësitë aktuale dhe për të mësuar aftësi të reja.

Studimet e kryera nga World Economic Forum e ndajnë ndikimin që do të ketë teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale në tregun e punës në katër kategori të mëdha:

1.Automatizimi, i cili përfshin të gjitha ato detyra të cilat në të ardhmen mund të kryhen nga IA dhe jo nga njerëzit. Në këtë kategori përfshihen detyra të cilat janë rutinë si detyrat administrative, analiza i të dhënave, ndërtimi i databazës së të dhënave apo mbajtja e minutave të takimit.

2.Augmentim, i cili përfshin të gjitha ato detyra të cilat do të vazhdojnë të kryhen nga njerëzit, por IA dhe teknologjia do të ndihmojnë për të rritur produktivitetin.

Një shembull mund të jetë kryerja e një pyetësori, kur procesi i mbledhjes së të dhënave, dërgimi i email-eve, përgatitja e draft-it të parë të pyetjeve apo analizimi i të dhënave mund të automatizohen, por rishikimi dhe validimi i pyetësorit dhe argumentimi i të dhënave duhet të kryhet nga njeriu.

Një shembull tjetër janë vizitat mjekësore apo përgatitja e instruksioneve.

3.Potencial të ulët për automatizim apo augmentim përfshin ato detyra të cilat do të vazhdojnë të kryhen nga njerëzit, pa u ndikuar shumë nga IA dhe teknologjia.

Këto prekin ato detyra të cilat kërkojnë ndërveprim dhe bashkëpunim si negocimi i kontratave, zhvillimi i trajnimeve, zhvillimi i çështjeve gjyqësore, apo punë të tjera shkencore.

4.Të pandikuara janë ato detyra të cilat nuk preken fare as nga automatizimi apo augmentimi. Këto përfshijnë punët që kërkojnë lëvizje fizike si ngarkim/shkarkim produktesh, punët në bujqësi, blegtori, estetikë dhe parukeri, hidraulik, elektricist apo mirëmbajtje në terren etj.

Sigurisht, ka disa barriera kryesore të identifikuara nga pjesëmarrësit në vrojtim që ndikojnë në krijimin e një mjedisi pune, ku punonjësit mund të lulëzojnë (të performojnë në maksimumin e kapacitetit të tyre) siç janë mënyrat e kryerjes së punës, infrastruktura dhe teknologjia e disponueshme si dhe kultura organizative.

Kjo kërkon një ndryshim në qasje dhe në mënyrën e kryerjes së punës, trend i cili rezulton të jetë një nga më kryesorët në vitin 2023 për organizatat pjesëmarrësve në vrojtim në Shqipëri.

Barrierat që ndikojnë në krijimin e një mjedisi pune ku punonjësit të mund të lulëzojnë

Shumë interesant është fakti që edhe në Europë identifikohen pothuajse të njëjtat barriera, që tregojnë se teknologjia po zhvillohet shumë më shpejt se shkalla e përshtatjes së kompanive ndaj saj.

Ajo që vlen për t’u theksuar sot është se kompanitë nuk mund të bëjnë më parashikime të sigurta për biznesin e tyre, por mund të ecin vetëm në bazë të skenarëve, probabiliteti i ndodhjes të secilit mund të jetë shumë i ulët.

Të gjitha këto gjetje së bashku e theksojnë më tej domosdoshmërinë e qasjes ndaj teknologjisë me një mendje më të hapur, duke e përqafuar, duke bashkëjetuar dhe duke përfituar sa më shumë prej saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme./Monitor



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Asgjësohen mbi 24 mijë rrënjë kanabis/ Shpallen në kërkim 3 vëllezër, nën hetim 2 punonjës të OSHEE-së

Asgjësohen mbi 24 mijë rrënjë kanabis/ Shpallen në kërkim 3 vëllezër, nën hetim 2 punonjës të OSHEE-së

Festivali folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur, Presidenti Begaj: Këtu kënga është institucion

Festivali folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” në Pilur, Presidenti Begaj: Këtu kënga është institucion

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}