-U tha në Opinion

Fundo: Dy transferta miliona Euro të inceneratorëve janë transferuar në Bullgari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 21/02/22 |
Opi Nion

Gazetari i CNA, Elvi Fundo, ka zbuluar të tjera detaje lidhur me çështjen e inceneratorëve, për të cilën thotë se pronarët e kompanive qarkulojnë paratë mes tyre përmes kompanive të tjera që gjithashtu i kanë në zotërim.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Fundo deklaroi se së fundmi janë kryer dy transferta të mëdha në vlera miliona Euro drejt Bullgarisë.

“Në Fier, Klodian Zoto paguan Klodian Zoton që ta konsultojë Klodian Zoton dhe paguan 25 mijë Euro në vit. Gjithashtu paguan kompaninë e Stela Gugallja që të konsultojë Klodin. Pastaj kur vijmë te landfilli i Tiranës sërish Klodi paguan kompaninë e tij për konsultim që ta konsultojë Klodin. Dhe bën të njëjtën dhe me Stelën, paguan Stelën. Dhe në Elbasan rezulton që Stela paguan veten e saj që ta konsultojë për inceneratorin dhe Klodin. Dhe janë rreth 500 mijë Euro në vit nga këto dy kompani që i marrin si zinxhir dhe në 4-5 vjet janë gati 2 milionë Euro.

Sipas të dhënave që unë kam, janë dy transferta. Njëra 945 milionë dhe tjetra 273 milionë pak kohë më parë janë transferuar në Bullgari. Paratë e faturave të prera në kompanitë bija që i kanë dhënë njëra-tjetrës, autofaturim që quhet, janë transferuar jashtë”, u shpreh Elvi Fundo.

Pas