Kronikë

Fuçitë plotë me kanabis, policia arreston kryeplakun në Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 30/10/21 |
Opi Nion

Policia ka sekuestruar  145 kg kanabis dhe armë  gjatë një operacioni në Krujë të koduar “Noja”.  Autoritetet kanë shpallur në kërkim një person si dhe kanë arrestuar kryeplakun e fshatit Nojë.

Mësohet se në pranga ka rënë H. M., 66 vjeç, banues në fshatin Nojë dhe akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur  Bujar Sefa Xaka, 34 vjeç, banues në Nojë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia njofton se vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas