Ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit është vendosur shtyrja e datës së zgjedhjeve për kreun e Federatës.
Zgjedhjet të cilat duhet të zhvilloheshin sot janë shtyrë për në 15 mars.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës pezulloi zgjedhjet e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit dhe zgjedhjet e mbajtura në Shoqatën e Tiranës, duke njohur si kryetar të Shoqatës, Eduard Prodanin.
Ndërsa 2 ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pezulluar Armando Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.