Bota

Franca shënon rekord të ri të rasteve ditore  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 24/10/20 |
el ida

Franca ka shënuar rekord të ri të infektimeve nga Covid-19. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 45.422 raste të reja, çka do të thotë se niveli i pozitivitetit ka arritur në 16%.
Ndërkohë ka patur një rënie të numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë.

Sot janë shënuar  138 viktima, krahasuar me 184 që ishin dje. Në reanimacion dhe terapi intensive janë aktualisht 2.491 persona të prekur nga Covid./Opinion.al

Pas