Aktualitet

FOTO/Trafiku i drogës nga Vlora vazhdon, ja si ngarkohen gomonet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 11/11/15 |
b.f

VLORE- Plot 808 kg hashash u kap mbrëmë në Radhimë. Sic bën të ditur policia në vendin e quajtur Cikodhimë është kapur një furgon me targë AA 619 AJ ku u gjet dhe sasia e lëndës narkotike. Vetëm 1 km larg furgonit policia ka gjetur të braktisur një mjet lundrues gomone, 8 metra të gjatë me dy motor. Afër gomones në vendin e quajtur Bar Restorant “Gjimaraj” u gjetën 7 çanta të hedhura në breg të detit, brenda të cilave kishte kanabis sativa. Droga ishte ndarë në 40 pako të mbështjella me letër plastike të dukshme. Policia ka arrestuar në flagrancë Alban Koshin, 48 vjeç, pronari i furgonit, si dhe ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit lundrues, R. M, 42 vjeç nga Vlora.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas