Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotolajm/ Si dukej vila verore e Esat Pashë Toptanit në vitin 1913

2018/11/17 at 10:19 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotolajm/ Si dukej vila verore e Esat Pashë Toptanit në vitin 1913

Kjo është vila e Esat pashë Toptanit në fshatin Reth të Durrësit, pranë Erzenit, e fotografuar në tetor 1913 nga francezi Auguste Leon.

Vila dykatëshe rrethohej nga një bahçe e bukur me dorëzonja, trandafila dhe pemë dhe përdorej nga Esati si shtëpi verore.

Ajo ishte pjesë e çifligut të pashait, që përfshinte disa dhjetëra hektarë pyje, kullota dhe sipërfaqe të mbjella.

Në vitin 2016 shkova në Reth për të gjetur ndonjë gjurmë të kësaj vile që duket aq bukur në fotografi, por asgjë nuk kishte mbetur. Mund të ishte shkatërruar nga lufta ose nga zelli për prishur me themel çdo gjë të vjetër.

Vila ka patur një farë historie. Princ Vidi ka qene aty në pranverë të vitit 1914, siç dëshmon Esati në një intervistë. Në fillim të vitit 1916, sipas disa fotografive, Esati strehoi në vilë princin serb të kurorës Aleksandar, i cili arriti në Shkodër dhe pastaj në Durrës me një pjesë të ushtrisë, të dërrmuar nga marshimi i gjatë pas pushtimit austriak.

Në shkurt 1916, Esati solli në Reth gjeneralin francez të fuqive aleate, Piarron de Mondesir, të cilin pasi e shëtiti në pronat e veta, e ftoi të pinte çaj në ballkonin elegant të vilës.

Sipas kujtimeve të gjeneralit, pashai i tha se dy mijë vjet më parë, aty kishte qenë shtëpia verore e Ciceronit, oratorit dhe prozatorit të dëgjuar romak, i cili meqenëse kishte marrë anën e Pompeit, kishte ardhur të strehohej në Durrës nga frika e Jul Qezarit.

Thua vërtet Ciceroni i madh të ketë banuar në Reth, madje pikërisht aty ku ndodhej vila? Ku e dinte Esati?

Histori të harruara, por gjithsesi një vilë mjaft e hijshme për Shqipërinë e vitit 1913!
Ilir Ikonomi

Etiketa: esat pashe toptanipushimeverorevila

Ju sugjerojmë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Para
Çfarë nuk ju gjet në shtëpi/ Burdushi rrezikon disa vite burg

Çfarë nuk ju gjet në shtëpi/ Burdushi rrezikon disa vite burg

Video/ U arrestuan në flagrancë, si u kapën vlonjatët me “çokollatë”

Video/ U arrestuan në flagrancë, si u kapën vlonjatët me "çokollatë"

“Do e kaloje natën me Bleonën apo Zajminën”, përgjigja epike e Genës

"Do e kaloje natën me Bleonën apo Zajminën", përgjigja epike e Genës

TE FUNDIT

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
5 Nëntor, 2025

Është arrestuar një 30-vjeçar në Kukës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur. Uniformave blu bëjnë me dije se në pranga...

Lexo më shumë

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në New York City dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
5 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com