Dy Zonjat e Para në një foto së bashku. Bëhet fjalë për Odeta Nishanin, dhe Michelle Obama, gruan e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Ka qenë vet zonja Nishani që ka publikuar foton në rrjetin social ‘Facebook’, e cila shoqëron bashkëshortin e saj në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë, Odeta Nishani më 18 shtator ishte e pranishme në dy vjetorin e përkujtimit të Samitit të Aleancës Botërore të Paqes Fetare (WARP), Seul, Kore e Jugut ku u shfaq një spektakël i vërtetë me imazhin e Zonjës së Parë.