Sulmi terrorist në aeroportin ‘Ataturk’ në Stamboll të Turqisë ka shokuar të gjithë.
Qytetarë nga gjithë Stambolli dhe Turqia janë mbledhur rreth aeroportit duke pritur informacione për fatin e familjarëve të tyre.
Një fotografi e shpërndarë në Twitter nga gazetarja e New York Times, Ceylan Yeginsu, ka gjetur shpërndarje.
Përveç kësaj një foto tjetër prekëse tregon një fëmijë, të plagosur i cili me gjasë po dërgohej për të marrë trajtim shëndetësor.