Komente

Fotografitë e rralla të mbërritjes dhe largimit të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë nga Stambolli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 05/05/18 |
b.f

Nga Aurenc Bebja*

Largimi i familjes mbretërore shqiptare nga atdheu, si arsye e pushtimit fashist, ka ngjallur një interes të veçantë në shtypin francez të kohës.

Gazetat Paris-soir (maj, 1939) dhe L’Intransigeant (korrik, 1939) kanë botuar fotografitë e rralla të Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë gjatë mbërritjes dhe largimit të tyre nga Stambolli.

Asnjë dokument nuk kishte ardhur që nga ngjarjet dramatike në Shqipëri. Mbretëresha Geraldinë, e cila sapo ishte bërë nënë, e sëmurë, u desht të linte me ngut mbretërinë e saj. Mbreti Zog shkoi pranë saj. Sot, ajo është shëruar plotësisht. Së bashku, ata gjenden në vendin e ri të mërgimit të tyre : Stamboll.

Djali i mbretëreshës Geraldinë, ende në gjumë, i bartur nga infermierja e tij, arrin në tokën turke.

Disa momente më vonë, gruaja e re e mban ende nën kujdesin e saj të vëmendshëm.

Mbreti Zog i Shqipërisë dhe Mbretëresha Geraldinë vazhdojnë, gjatë mërgatës së tyre, rrugën drejt Anglisë dhe Francës. Ata po priten në kështjellën e La Maye, në Versajë, ku dhe do të banojnë. Ne i shohim ata, këtu sipër, në Stamboll, duke u ngjitur në anijen « Bessarabia », për të shkuar në Konstancë, në Rumani.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/fotografite-e-rralla-te-mberritjes-dhe-largimit-te-mbretit-zog-dhe-mbretereshes-geraldine-nga-stambolli-ne-shtypin-francez/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Pas