Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ “Zogu I”, mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!

2017/09/08 at 6:55 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ “Zogu I”, mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!

FOTOREPORTAZH/ Shumëkush që mbrëmja e zë pranë sheshit “Skënderbej”, këto ditë ka parë se si çdo natë mblidhen “goca pune”. Shumica janë meshkuj të shndërruar në femra. Shesin trupin për klientë shqiptarë dhe të huaj, me “tarifa” që nisin nga 3 mijë lekë në makinë dhe 2 mijë më shumë në shtëpi. Rrëfimi i Serenës dhe prostitutave të tjera që kanë mbushur bulevardin deri te ministria e Drejtësisë. Kërkesat e shumta për seks me pagesë, sidomos nga emigrantët. Dhe pse kanë nisur edhe çiftet të shkojnë me tranvestitët shqiptarë.


Teksa ka rënë mbrëmja, shtatorja e monumentit të Skënderbeut, me pallë në dorë, hipur mbi kalë, fillon të zhytet në errësirë. Vetëm piedestali i gurtë, i ndriçuar, shkëlqen nga larg. Nga ana tjetër e bulevardit që mban emrin e tij, edhe busti i mbretit Zog, edhe ky me shpatë në dorë, nxin në distancë.

Pikërisht në atë hapësirë, nga cepi i Ministrisë së Drejtësisë deri tek redaksia e “Zërit të Popullit”, shfaqen “ato”. Rreth orës 23.30 vijnë njëra pas tjetrës si ilegalët, të përpikta si jeshilja e semaforit dhe mblidhen në atë trotuar të ngushtë, të zhytur në gjysmerrësirë dhe të ndriçuar hera-herës nga dritat e makinave.

Përballë tyre, shkallët e Ministrisë së Drejtësisë, me një kandar të madh të ngjitur në fasadë. Në zyrat ku paradite jepte urdhra ministri teknik, tashmë nuk ka asnjë dritë. Asnjë korridor i ndriçuar, madje asnjë roje që të kujdeset për godinën ku ka selinë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Trotuari i ngushtë në mes të bulevardit, i shndërruar në një tunel të gjelbër nga ndërthurja e kurorave të pemëve, duket se të mban të fshehur vetëm nga Qielli, por jo nga toka.

“Vajzat” e veshura me funde e fustane të shkurtër, me shalët e mbuluara nga rrjeta të zeza apo çorape najloni të bardha, herë mblidhen të gjashta në grup e herë shkëputen nga njëra-tjetra duke ecur ngadalë mbi takat e larta për të ndjellë syrin mashkullor. Në qetësinë që mbizotëron mes kalimit të një makine dhe tjetrës, mund të dëgjosh copëza bisedash me zë të lartë.

Serena është njëra prej tyre. Kur më kërkon një cigare, dalloj se zëri i saj nuk është as si i një femre dhe as si i një mashkulli. Diçka e ndërmjetme. “Formalisht jam mashkull, por brenda jam femër”, thotë ajo. Në atë moment kuptoj se është një tranvestit dhe se flokët e gjatë e të verdhë në të vërtetë janë paruke.

“Ajo” tregon se ka ardhur pak muaj më parë nga Peshkopia dhe ka marrë një apartament me qera në kryeqytet. Nuk tregon se ku, por thotë se është këtu pranë. Në qendër, atje ku çmimet janë padyshim të kripura.

E pyes se si ia del me shpenzimet dhe sa fiton në natë. “Varet nga nata, thotë. Ka raste që nuk del asnjë lek, por ka raste që arrij në 300 mijë lekë të vjetra. Është shtuar puna”. Kur e pyes për çmimin thotë se merr 30 mijë lekë të vjetra për seks në makinë dhe 50 mijë për të shkuar një orë në apartamentin e saj apo në hotel.

Ndërsa bisedon me mua, dëgjohet një bori makine. Serena shkëputet dhe shkon tek dritarja e automjetit, brenda të cilit dallohet një burrë dhe një grua, rreth të tridhjetave. “Janë klientë të mi, më thotë kur kthehet. Tani kanë filluar të më kërkojnë edhe çifte, sidomos ata që vijnë me pushime nga emigracioni, se janë më të hapur në mentalitet. Madje, ka edhe femra që paguajnë për të kaluar natën me mua”.

Në rrugë kalon një makinë policie me sirenë të ndezur. Në timon është një polic i ri që as e kthen kokën të shohë dhe në vendin e pasagjerit një vajzë me uniformë e përqendruar në celular.

Pak më vonë kalon një makinë e policisë bashkiake dhe më vonë akoma dy motorë. Në secilin prej tyre kishin hipur dy policë të “Shqiponjave”. As ata nuk e kthyen kokën.

E pyes Serenën se kur ka filluar të ndjehet femër dhe ajo thotë e qetë: “Që në klasën e gjashtë, atëherë kur kam bërë seks për herë të parë. Ai djali ishte në klasën e shtatë”. Disa vite më vonë ka ndryshuar edhe emrin. “E vura vetë këtë emër, kur pashë një fil vizatimor. Edhe unë e kam trupin si ajo sirena në film”, thotë.

Ndërsa bisedojmë, afrohen dy “vajza” të tjera. “Më jep edhe mua një cigare, thotë njëra prej tyre, se jam shtatzënë dhe mos dështoj”. Dhe qesh. Ndërsa i ndez cigaren, kalon një makinë që i bie borisë. Një djalë i fut një të sharë dhe vazhdon, pa ulur shpejtësinë. Tranvestiti i kthen përgjigje, me një të sharë edhe më të rëndë, ndërsa thith cigaren, pastaj më falënderon duke buzëqeshur dhe bashkohet me “shoqen” në xhiron prej ca dhjetëra metrash.

Në dy orë e pak, në atë copëz bulevardi ndaluan dhjetëra makina. Kryesisht me targa shqiptare, italiane, zvicerane, gjermane e angleze. Herë pas here, njëra nga “vajzat” zhdukej brenda ndonjë makine dhe kthehej ca më vonë duke rregulluar flokët dhe duke ngritur getat. Në raste të tjera bisedat duket se ishin vetëm “informative”, ndërsa në shumë raste të tjera përfundonin më të shara nga të dyja palët. Çështje çmimi? Jo vetëm.

Në trotuarin përballë vura re të njëjtin person që shkonte e vinte. Afrohet dhe diçka mërmërit nëpër dhëmbë. “Më fole gjë?” e pyes. “Po të thosha se më duhet të pres deri në katër të mëngjesit autobusin, se do të nisem për në Greqi. Ta marrë djalli, qenkan vetëm meshkuj. Do ta kisha marrë ndonjërën për ndonjë orë, po të ishin femra, por me këta…”

Tund kokën dhe ikën.

Ora sapo ka kaluar 2 e mëngjesit. Kush ka punuar, ka punuar. Njëra prej të gjashtave ka ikur me kohë, duke përshëndetur “natën, vajza”. Tranvestitët nisin të ndahen duke u puthur në faqe dhe secila merr drejtimin e shtëpisë. Dy prej tyre morën rrugën drejt sheshit të Skënderbeut. Dy të tjera ikën drejt monumentit të Zogut. Ndërsa Serena, e vetme, kalon këndej nga Drejtësia ka varur në mur kandarin./Albanian Free Press

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Dekriminalizmi/ Ruçi: Kam qenë 1 vit emigrant në Greqi

Ja çfarë do të bëjë PD nëser kur të votohet Ruçi Kryetar Kuvendi

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar/ Ja struktura e re e Partisë Demokratike

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar/ Ja struktura e re e Partisë Demokratike

Kërcënimi i Metës për qeverinë, Rama: Çdo njeri gabon, po nuk shoh potenciale aq autodestruktive

Skënderbeu bashkon Ramën me Metën
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}